1765525045_elvinmerlika.jpg

Foto: Elvin Merlika

Elvin Merlika i shpallur në kërkim nga GJKKO që prej vitit 2022 si pjesë e dosjes ‘Plumbi i Artë’ është arrestuar sot pas një operacioni të zhvilluar nga Operacionalja me urdhër të SPAK.

Po kush është Elvin Merlika?

Merlika ka qenë pjesë e grupit që do vrisnin Indrit Doklen, kreun e bandës së Durrësit. Porosia për eliminimin e Dokles është dhënë nga Ervis Martinaj, i cili ishte i gatshëm të paguante 500 mijë euro për ta hequr qafe.

Elvin Merlika akuzohet për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, si dhe personave të lidhur me të.

Ndërkohë po në janar të këtij viti SPAK bëri kërkesën për konfiskimin e pasurive të Merlikës dhe tetë personave të lidhur me të. Sipas SPAK pasuritë e sekuestruara të tij janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta.  SPAK kërkoi konfiskimin e 20 pronave, nga hoteli, apartamente tek makinat luksoze.


Lajmi kryesor:

Arrestohen dy ushtarët e Ervis Martinajt në Fushë-Kuqe, do eliminonin Indrit Doklen! Bastisen edhe Bajrat në Shkodër (VIDEO me DRON)