Ndihmoi një shqiptar në kërkim nga Interpoli të merrte pasaportë kosovare, arrestohet zyrtari në Prishtinë

Ndihmoi një shqiptar në kërkim nga Interpoli të merrte pasaportë kosovare, arrestohet zyrtari në Prishtinë

Foto ilustruese

Një zyrtar nga Agjencia e Regjistrimit Civil në Kosovë është ndaluar nga policia pasi dyshohet se ka ndihmuar një shqiptar në kërkim nga Interpoli të marrë pasaportën e Republikës së Kosovës.

Personi i ndaluar ka pasur detyrën e përgjegjësit për aplikim dhe shpërndarjen e dokumenteve personale letërnjoftim, patentë shoferë dhe pasaportë  në këtë agjenci.

Prokuroria dyshon se ka ndihmuar personin me inicialet M.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për vepra penale të narkotikëve për të marrë një pasaportë në emër të një shtetasi shqiptar nga Kosova.

“Me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo për tjetrin, me dashje dhe dijeni, i ka keqpërdorur autorizimet e tija ligjore, duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin për dokumentet personale, në atë mënyrë që, personit me inicialet M.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për vepra penale të narkotikëve, i sjellë dobi të kundërligjshme duke i ndihmuar që ta kompletojë, pranojë dhe vërtetojë dokumentacionin personal në emër dhe me të dhënat e të dëmtuarit A.N” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Zyrtari i Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC) i identifikuar me inicialet D.B dhe akuzohet për Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”

Prokurori i Shtetit, lidhur me këtë çështje penale, në koordinim me Policinë është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI