Ndihmoi vajzat të arsimohen, gjyshja e Ledri Vulës: Bashkë më të forta! FemFest bën bashkë 45 gra nga të gjitha trojet shqiptare

Janë 45 gra nga të gjitha trojet shqiptare, kontributin e të cilave, Ilirjana Basha me Fem Fest e celebron përmes një ekspozite dhe albumi. Në ArTurbina, përbri imazheve të tyre, Iris Canaj, Xhemazie Rizvani e Alba Lozha kanë përgatitur biografitë, ku i prezantojnë. Mes 19 grave nga Shqipëria, arkitektja e pedagogia njohur Vera Bushati, përçon mesazhin e përçimit të dashurisë e dijeve te brezi i ri.

Kujton  kohën e studimeve, kur në bankat e shkollës ishin një grusht arkitektesh vajza, dhe tregon entuziazëm për vajzat që zgjedhin të vijojnë sot këtë profesion fisnik.

“Kam dëshirë t’ju përmend një fjalë të arkitektes së njohur Zaha Hadid që kur fitoi çmimin ‘Pritziker’ i thanë, që je e para grua arkitekte që po merr këtë ccmim dhe ajo u tha: Nuk jam grua arkitekte, por jam arkitekte! Dhe unë mendoj që në një profesion, nuk ka nevojë që të shtohet fjala ‘femër’ për të bërë dallimin. Por, nëse je me të vërtetë i zoti, fjala të peshon!”, thotë arkitektja e njohur Vera Bushati.

Për brezin e ri ajo njihet si gjyshja e Ledri Vulës, por Naxhije Buçinca i përket gjeneratave të para të mësuesve në Mal të Zi dhe në Kosovë. E angazhuar me aktivizëm ajo vetë ka mundësuar përmes shoqatës së saj arsimimin e mbi një mijë vajzave shqiptare.

“Ne që jemi më të vetëdijshme duhet të dimë të punojmë me gratë që janë të mbyllura në shtëpi”, shprehet Naxhije Buçinca, arsimtare e pedagoge.

Nga Kosova janë 15 gra të suksesshme. E hijshmja Drita Begolli, përfaqëson artisten shqiptare që mes sfidave ia ka dalë të jetë një model frymëzimi, edhe për studentët e saj.

“Gruaja shqiptare është një grua që nuk i ka arritur gjërat aq lehtë, por i ka arritur ‘tullë mbi tullë’! Dhe, për këto vështirësi që kanë kaluar, mendoj se gratë shqiptare janë gratë më të fuqishme në botë”, thotë Drita Begolli, aktore, regjisore dhe pedagoge.

Këngëtarja e njohur Shpresa Gashi, është padyshim  ‘qershia mbi tortë’ e  kësaj feste dedikuar gruas.

“Sa herë vijë jam shumë e lumtur kur e shikoj Tiranën si metropol, që po ‘lulon’.

Për vajzat e reja ajo tregon çelësin e suksesit.

“Puna, duhet të punojnë shumë! Ta duan punën që bëjnë dhe t’i përkushtohen me sinqeritet”

Familja, tregojnë këto gra të përzgjedhura si personalitete në trojet shqiptare, duhet të jetë baza për të mbështetur një vajzë në rrugëtimin e saj, por edhe për të përballur sfidat e jetës.

“Unë mendoj se shtysa kryesore është familja,. Familja është institucioni më i rëndësishëm, është kombi”, thotë Begolli.

“Ne ende jemi një popull patriarkal, ku ‘patri’, ‘Zoti’ është ende Ai. Mendoj se dalëngadalë grua e burrë duhet të bëhen të dy bashkë, që të kemi një familje të fortë”, shprehet më tej Buccinca.

Ky takim i FemFest shërbeu për të dhënë një sërë mesazhesh sensibilizuese për arsimimin e vajzave, peshën e të qenit grua dhe impaktin vendimtar në një shoqëri të edukimit që bëjnë nënat shqiptare.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja