Ndihmojnë të varfrit, Joachim Gauck
nderon motrat e misionit ‘Shën Jozefi'

Ndihmojnë të varfrit, Joachim Gauck<br />nderon motrat e misionit ‘Shën Jozefi'
Dy nga misionaret e Misionit ‘Shën Jozefi” janë nderuar me Urdhrin e Meritës nga presidenti Federal Joachim Gauck, pasi prej 25 vitesh ndihmojnë personat në nevojë pa dallime fetare.
 
Bëhet fjalë për dy motrat Gratias Ruf dhe Bernadette Ebenhoch të cilat prej kohësh i janë përkushtuar ndihmës ndaj personave që janë në vështirësi, sidomos në zonën e Fushë Arrëzit.
 
Ceremonia e dorëzimit të këtij titulli akorduar murgeshave gjermane është organizua në Ambasaden Gjermane në Tiranë, ku ambasadorja Susanne Schütz vlerësoi misionin e dy murgeshave gjermane.

Me angazhimin e tyre të palodhur ato kanë vënë shumëçka në lëvizje, dhe kanë përmirësuar në mënyrë mjaft konkrete jetën e njerëzve në dhe përreth Fushë-Arrëzit. Urdhri i Meritës së Republikës Federale të Gjermanisë nderon angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm shumëvjeçar në Shqipëri. Unë ju përgëzoj shumë përzemërsisht për këtë vlerësim“, ka deklaruar Ambasadorja Susanne Schütz gjatë dorëzimit të Urdhrit.

Ndërkohë, moter Gratias dhe Bernadet këtë titull dhe nderimin ndaj tyre ia dedikuan Zotit që i ka udhëhequr në ndihmë të familjeve të varfra.

Dy misionaret gjermane punojnë që nga viti 1995 në mënyrë vullnetare në Stacionin e Misionit Katolik në Fushë Arrëz duke u angazhuar në përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve.

Urdhri i Meritës së Republikës Federale është vlerësimi më i lartë që Gjermania akordon për merita të veçanta.

motrat

motrat
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!