Ndihmoni Xhinon! Dergjet në shtrat pas një aksidenti, motra: Ka nevojë për trajtim në klinikë fiziko-terapeutike, Manastirliu nuk u përgjigj

Ky është Luan Merkohasani ose siç e thërrasin ndryshe, Xhino. Ka 2 vjet e gjysmë që dergjet në shtrat nën kujdesin e të motrës dhe të ëmës. 32 vjeçari nga qyteti i Tepelenës pësoi aksident rrugor në janar të vitit 2021 në aksin nacional Tepelenë-Memaliaj. Teksa drejtonte makinën u përplas me një maune në një kohë me shi.

32-vjeçari pësoi dëmtime te shumta ne koke dhe trup. Tre muaj pas aksidentit ka qëndruar në koma dhe tre muaj te tjerë ne terapi intensive. Pasi ka filluar te reagoje ka dalë nga spitali i Traumës, por gjendja vazhdon te mbetet e rende.

Përmes Report Tv, e motra, Aida Pushi kërkon ndihmë për ta dërguar vëllanë në ndonjë klinike te specializuar fizioterapike.

“Kërkojmë ndihmë për ta çuar në një klinike të specializuar fizioterapie. Ça na kanë ndihmuar ça na kanë gënjyer, premtime të kota. Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i kam shkruar dhe s’më ka kthyer përgjigje. I kam shkruar dhe drejtoreshës së Spitalit të Traumës prej 1 viti me ka lënë pa përgjigje. I jemi drejtuar dhe shoqatave humanitare por s’na kanë ndihmuar”.- tha Aida Pushi e motra.

Motra i qëndron Xhinos tek koka, duke lënë mënjanë angazhimet dhe detyrimet e veta familjare karshi fëmijëve apo bashkëshortit. Po kështu ka braktisur dhe punën t’iu përkushtuar të vëllait.

Një dramë e vërtetë me akte të pambarimta është kjo në familjen Merkohasani në Tepelenë. I ati i Xhinos ndërroi jetë nga tragjedia e të birit, disa muaj pas aksidentit. Në dy vitet e fundit, shumë zhgënjime ka përjetuar, por Aida Pushi nuk dorëzohet. Ajo sot i drejtohet për ndihmë jo vetëm institucioneve por cdo shqiptari që mund të kontribuojë për përmirësimin e shëndetit të Xhinos.

*Për të ndihmuar familjen Merkohasani mund të kontaktoni në këtë numër +355688437473 (Aida Pushi)

Nr llogarisë; AL53902644414171030185421815 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dardan Muri: 03/09/2023 03:00

    Shteti nese reklamon se shendetesia eshte falas dhe ne spitalet e tij nuk ka repart fizioterapie duhet ta coje jashte shtetit ne spital te tille,se dyti insuranca duhet te paguaje deri ne rekuperimin e tij.

    Përgjigju
  • Iris: 02/09/2023 01:44

    Me vjen keq,por cmimi qe paguhet ne jete per veprimet qe bejme eshte nganjehere shume i larte dhe ne kete rast nuk ka spital,klinike e gjithe parate e botes sikur t'i kesh, qe te bejne ndryshim.Faktet jane te hidhura,por heret a vone motra e ketij zoterise duhet te pranoje nje dite realitetin.Vellai i saj ka pesuar demtime te renda ne koke, te parikthyeshme,nuk ka terapi ne bote qe t'i ktheje trurin,nervat sic kane qene.Do te jete me fat po t'i rifunksionoje dhe cereku i aftesive te meparshme.

    Përgjigju
  • Klodi: 01/09/2023 15:54

    Po ne spital ka reparte fizioterapie Nuk esht e then qe gjith te ikin jasht.Pastaj kto jan fatkeqsi qe nuk ju ben derman perendia jo me fisioterapia.

    Përgjigju
  • Toni: 01/09/2023 15:27

    Xhino ? I gjori ! Por ai s’quhet Fatos Nano apo ndonje pedagog Akademie qe Qeveria t’i japi ndonje ndihme nga buxheti i shtetit. Leket jane per kete hajdut Nano, qe e vodhi dhe e tradhtoi te ardhmen europiane të Shqiperise me kurverite e tij me Salush Brrishoviq- komunistin! Sherim te shpejte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë