Dy nga ish-zyrtarët e Policisë Vlorë janë larguar nga Shqipëria në muajin nëntor, thonë burimet pranë policisë. Largimi i tyre është bërë pak ditë para se të firmoseshin urdhër-arrestet si të dyshuar se kanë ndihmuar bandën e Habilajve për të kultivuar kanabis në zonat e Vlorës dhe më pas për ta trafikuar drejt Italisë. Nga të dhënat që ka administruar prokuroria dyshohet se Jaeld Çela ka dalë nga territori i vendit dhe sipas prokurorëve ka shumë gjasa që të jetë fshehur në shtetin e Panamasë. Ministria e Brendshme tha dje se është mundur të sekuestrohen në banesat e personave të mësipërm në cilësinë e provave materiale, elementë që konsiderohen të rëndësishëm për hetimin.
Provat në banesë e takimi në prokurori
Ministria thotë se është mundur të sekuestrohen në banesat e personave të mësipërm në cilësinë e provave materiale, elementë që konsiderohen të rëndësishëm për hetimin. Të gjitha veprimet proceduriale nga SHÇBA-ja, pas njohjes me aktet e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe Gjykatës, janë drejtuar nga Prokurorët e çështjes dhe drejtuesi i Prokurorisë për Krimet e Rënda, për ndjekjen e hapave proceduriale sipas rradhës së veprimeve në interes të hetimit. Megjithë kontrollet e ushtruara në banesa dhe vendet ku dyshohej se mund të strehoheshin personat e mësipërm, nuk është bërë e mundur gjetja dhe ndalimi i tyre. Nga kontrolli në banesa dhe ambjente janë sekuestruar prova materiale, të konstatuara si me vlerë për hetimet e mëtejshme dhe i janë dërguar zyrtarisht Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tiranë.
Përjashtohen tre oficerët
Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur procedurat administrative për nxjerrjen e urdhrave të përjashtimit për këta ish-oficerë. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka shpallur në kërkim që prej datës 22 nëntor 2017 shtetasit Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila dhe po punohet për kapjen e ndalimin e tyre. Në datë 23 Nëntor 2017 rreth orës 09:00, me kërkesë të drejtuesit të SHÇBA-së është zhvilluar analizë me prokurorët e çështjes dhe drejtuesin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, për gjithë veprimet proceduriale të kryera dhe që do të kryhen në vijim, në funksion të këtij hetimi.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO










