Dy të rinj u arrestuan nga Policia e Tiranës pas kallëzimit nga një djalë se i kishin vjedhur në banesë celularin dhe orën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë numër 1 në bazë të infoiramcioneve të marra në rrugë operative brenda një kohe të shkurtër bënë të mundir identifikimin, kapjen dhe arrstimin e autorëve të dyshuar.
U vunë në pranga K.A., 26 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja" dhe XH.F., 28 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale "Vjedhja" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"
Gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale orën dhe aparatin celular që këta persona i kishin marrë me dhunë 29-vjeçarit me inicialet M.M