'Ndizet jeshilja’! Kosova pa viza në zonën Schengen! Kurti: Po hiqet një padrejtësi! Rama: 2024 nisi i mbarë, Gëzuar

Pritjeve të gjata u erdhi fundi. Nga sot qytetarët e Kosovës udhëtojnë pa viza nëpër vendet e Bashkimit Evropian. Kosovarët nuk do të presin më para zyrave të ambasadave të huaja për një vizë, e as nuk do të shpenzojnë për termine e pagesë vizash.

E për ditën e parë pa viza, Qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të fushatës informuese, organizoi udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuizi i BE-së.

Vetë kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, shkuan në aeroportin “Adem Jashari” për t’i uruar dhe përshëndetur qytetarët e parë që udhëtuan pa viza drejt Vjenës.

“Kemi pritur shumë gjatë, nga sot po hiqet një padrejtësi" tha Kurti në aeroport

Komisioni Evropian vlerësoi që nga korriku i vitit 2018, se Kosova i përmbushi të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave, por, për shkaqe politike dhe reflektime të brendshme, vendimi u shty.

Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën u botua të martën e 25 prillit në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian. Me këtë veprim u përmbyll edhe formalisht i gjithë procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. 

Komisioni Evropian në vendimin për liberalizim sqaroi se bartësit e pasaportave të Kosovës nuk do të mund të udhëtojnë në Spanjë, vend që nuk e njeh as pavarësinë e Kosovës, as pasaportat e saj.

Shtetet që përfshihen në vendimin për liberalizimin e vizave për kosovarët janë: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Norvegjia, Lihtensteini dhe Islanda.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:59
Borrell e quan vendim historik liberalizimin e vizave për Kosovën: Sjell përfitime të rëndësishme

1704132104_64006592fb3974037.jpg

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në një reagim për hyrjen në fuqi të  liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, e quan një vendim historik të BE-së. Ai deklaron se liberalizimi i sjell Kosovës përfitime të rëndësishme, po ashtu edhe BE-së.

Hyn në fuqi një vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës që nga sot mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave”, shkroi ai.

 

Ora 18:30
'Nuk jam kapiteni, por kryeministri juaj', Kurti surprizon udhëtarët e parë në fluturimin pa viza (Video)

1704130452_hhhhjj.JPG

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka surprizuar udhëtarët e përzgjedhur në udhëtimin e parë pa viza. Në një video të publikuar nga qeveria e Kosovës Kurti shihet teksa flet në në telefonin e aeroplanit.

“Mirëdita të gjithëve. Ky nuk është kapitetni i juaj, por kryeministri i juaj” – thotë Kurti.


 

Ora 14:45
Kosova pa viza në Schengen, Hasani: Një hap i vonuar, por i dobishëm për Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor e BE-në

1702661076_iglihasani.PNG

Igli Hasani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka uruar Kosovën me rastin e liberalizmit të vizave, i cili u mundëson qytetarëve të saj hyrjen e tyre në zonën Schengen.

Hasani shprehet se kjo ngjarje ishte e vonuar, por që ngelet e dobishme për Kosovën dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor e BE-në.

“E sotmja është një ditë e mirë për Kosovën, pasi qytetarët e saj më në fund kanë filluar të përfitojnë nga liberalizimi i vizave, i shumëpritur dhe i merituar, me Bashkimin Evropian.

Një hap i vonuar, që nuk është  i dobishëm vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në.

Gëzuar Vitin e Ri Kosovë’,- shkruan Hasani.

 

Ora 14:00
Liberalizmi i vizave për Kosovën: Osmani: Me përkushtim të palëkundur, Kosova dëshmoi se nuk dorëzohet

1704114150_yjtrjthyj4eyj4r.PNG

Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me ngjarjen historike të liberalizimit të vizave.

Ashtu si kryeministri Albin Kurti, edhe Osmani tha se deri më tani popullit të Kosovës i ishte ndaluar padrejtësisht liria e lëvizjes.

Presidentja nënvizoi se kjo fazë e historisë së shtetit të Kosovës pasqyron këmbnguljen e vendit për të qenë sa më pranë Europës.

“Me përkushtim të palëkundur, populli i Kosovës dëshmoi se nuk dorëzohet dhe nuk heq dorë kurrë nga vendi i merituar në familjen evropiane”,- tha ajo

Ora 12:09
Nga sot automjetet me targa kosovare mund të qarkullojnë lirshëm në Serbi

1704107525_hgtgttg.PNG

Nga dita e sotme, automjetet me targa kosovare mund të qarkullojnë pa ndalim në tërritorin e Serbisë.

Ky vendim është marrë nga qeveria serbe dhe hyn në fuqi zyrtarisht ditën e sotme, 1 janar të 2024.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka theksuar se lejimi i të gjitha automjeteve me targa RKS bëhet për arsye praktike, me qëllim që të mundësohet liria e lëvizjes.

"Ky vendim në fakt ishte detyrim i yni nga marrëveshja e vitit 2011 për lirinë e lëvizjes e nënshkruar nga Borko Stefanoviq, e cila u referohet targave RKS dhe letërnjoftimeve të Kosovës, lejimin e patentëshoferëve të Kosovës”, ka thënë Petkoviç.

Bashkimi Evropian ka përshëndetur vendimin e Serbisë për njohjen zyrtare të targave të automjeteve të Republikës së Kosovës (RKS).

Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano bëhet fjalë për një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe në detyrimet e mëhershme të dialogut lidhur me lirinë e lëvizjes.

“Kjo tregon se është e mundur të arrihet progres në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky vendim gjithashtu përben një hap në drejtimin e duhur drejt një integrimi më të mirë rajonal dhe evropian të Ballkanit Perëndimor, nga i cili në fund përfitojnë qytetarët e rajonit”, ka nënvizuar Stano.

Ora 11:56
Këto janë pasojat në rast të shkeljeve të rregullave të udhëtimit pa viza

1703953489_kosovebe.PNG

Qytetarët e Kosovës nga sot (1 janari) mund të udhëtojnë pa viza në Zonën Shengen. Por, ata që nuk i përfillin rregullat  e udhëtimit do të përballen me pasoja.

Faqja Integrimi Evropian i Kosovës ka publikuar pasojat që i presin qytetarët në rast të shkeljeve të këtyre rregullave të udhëtimit

“Nëse ju qëndroni në zonën Shengen për më shumë se 90 ditë (pa leje qëndrimi ose vizë qëndrimi afatgjatë) atëherë ju jeni i/e pranishme në mënyrë të paligjshme, gjë që mund të rezultojë në një ndalim të udhëtimit në zonën Shengen”, thuhet në njoftimin e kësaj faqeje.

Tutje në njoftim sqarohet se të punohet në zonën Shengen pa leje pune është gjithashtu e paligjshme (edhe nëse është më pak se 90 ditë) dhe gjithashtu mund të rezultojë në një ndalim të rihyrjes në zonën Shengen.

Në varësi të shtetit anëtar, thuhet se mund të zbatohen edhe gjoba administrative dhe financiare.

“Në rast të shkeljeve eventuale dhe abuzimit të udhëtimit pa vizë, pasojat personale përfshijnë: shqiptimin e gjobës financiare dhe shënim zyrtar në pasaportën dhe dosjen tuaj ku figuron shkelja në sistemin Shengen si dhe ndalimi i hyrjes në zonën Shengen deri në 5 vite”, u tha tutje në njoftim./ RTK

Ora 11:44
Kosova pa viza në Shengen, Begaj: Arritje e merituar, por e vonuar

Presidenti Bajram Begaj ka uruar përmes rrjeteve sociale qytetarët e Kosovës, të cilët prej kësaj të hëne lëvizin pa viza drejt 27 vendeve të Bashkimit Evropian.

Begaj uron që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

“Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët nga sot udhëtojnë pa viza në Evropë! Kjo është një arritje e merituar, por e vonuar. Shpresoj që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, përfundon reagimi i Begajt.

 

Ora 11:11
Kosova pa viza në BE, Kurti: Po hiqet një padrejtësie madhe! Përcjell qytetarët e parë në aeroport

‘Po hiqet një padrejtësi!’ Kështu është shprehur kryeministri Albin Kurti nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ku uroi qytetarët e Kosovës për heqjen e vizave.

“Kemi pritur shumë gjatë, nga sot po hiqet një padrejtësi. Qytetarët tanë tashmë do të mund të lëvizin në 32 vende.  Sot do të udhëtojnë për në Vjenë 50 qytetarë të cilët kanë fituar këtë mundësi në kuadër të fushatës tonë. Të respektojnë kriteret, dhe kudo që të udhëtojmë mos të harrojmë se shtëpia jonë është Kosova. Urime viti i ri dhe për herë të fundit urime liberalizimi i vizave”, tha Kurti në fjalën e tij

Grupi i parë i qytetarëve që udhëtojnë pa viza janë fituesit e kuizit të Bashkimit Evropian, që është organizuar në kuadër fushatës informuese të Qeverisë së Kosovës lidhur me liberalizimin e vizave.

Ora 08:13
 Gëzuar Kosovë! Kryeministri Edi Rama bën urimin e parë për liberalizimin e vizave

Urimi i parë për Kosovën e cila nga sot çdo qytetar i saj mund të udhëtojë pa viza në vende të zonës Shengen erdhi nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Ky vit nis i mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në Bashkimin Europian. Gëzuar Kosovë, gëzuar, shëndet e gjithçka ju do zemra shqiptarëve e shqiptareve të Kosovës” shkruan Rama në një postim në facebook.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 02/01/2024 18:08

    Nuk eshte kapiteni i avionit por lugati qe ka hanger te gjitha premtimet e veta, eshte ortaku i osmankes sherbetori i llajqakut dhe borrelit per interesa te vuqiqit.

    Përgjigju
  • Moderni: 01/01/2024 13:38

    Cfare padrejtesie? Kush ja ka borxh kosoves me I len shtetasit e Saj me leviz lirshem. Padrejtesia esht qe lirimi i vizave qe ishte per tu bere i ra per pjese nje te mbrapshti si Kurti

    Përgjigju
  • Turi: 01/01/2024 11:56

    Do shkaterrohet dhe Kosova si Shqiperia qe u shpopullarizua , vetem Europa ka leverdi se gjen krahun e punes pa prb kurse vendet tona do te shuhen se kane ngele vetem moshat e treta , disa budallenj dhe politikanet qelbesira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'Po ndërtojmë institutin e fëmijëve në konklikt me ligjin', Rama: Programi i fermës në shkollës, fëmijët të kuptojnë që domatja s'bëhet në TikTok

'Po ndërtojmë institutin e fëmijëve në konklikt me ligjin', Rama: Programi i fermës në shkollës, fëmijët të kuptojnë që domatja s'bëhet në TikTok