Ndizet Korça, java e 19 starton
me Skënderbeu-Flamurtari

Ndizet Korça, java e 19 starton<br />me Skënderbeu-Flamurtari<br>
Sot starton java e 19-të e Kategorisë Superiore me superndeshjen Skënderbeu-Flamurtari. Në Korçë duke nisur nga ora 18:00 do të përballen dy skuadrat kryesuese të kampionatit Skënderbeu i vendit të parë me Flamurtarin e vendit të dytë.

Pritet një ndeshje spektakolare ku përballë do të jetë sulmi më i mirë ai i Skënderbeut ndaj mbrojtjes më të mirë asaj të Flamurtarit. Kapiteni i Skënderbeut Orges Shehi kërkon fitoren që skuadra e tij të “vrasë” kampionatin ndërsa në kampin e vlonjatëve janë të kënaqur edhe me një barazim duke i pasur frikën edhe arbitrave.

Diferenca mes dy ekipeve është 8 pikë me Skënderbeu që ka një shans të artë të arratiset.Ilir Daja do ketë formacionin më të mire në dispozicion ndërsa trajneri Duro tek Flamurtari ka dy mungesa të rëndësishme.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Berisha injoron thirrjet e ambasadës së SHBA e BE-së! Nuk heq dorë nga aktet e dhunës: Deputetët nuk tuten! Nxit dhe anëtarët demokratë të këshillave vendorë në mosbindje civile

Berisha injoron thirrjet e ambasadës së SHBA e BE-së! Nuk heq dorë nga aktet e dhunës: Deputetët nuk tuten! Nxit dhe anëtarët demokratë të këshillave vendorë në mosbindje civile