Për dy vjet, gjatë kohës së luftës në Gaza, të gjitha festimet publike të Krishtlindjeve në Betelehem, në Bregun Perëndimor të okupuar ku sipas traditës lindi Krishti, u anuluan.

Por pas armëpushimit të fundit, autoritetet vendosën që këtë vit festimet të rikthehen me ndezjen e drurit gjigant tradicional përpara Kishës historike të Lindjes.

“Kanë qenë dy vite të këqija të heshtjes; as Krishtlindje, as punë, as turizëm. Të gjithë jetojmë nga turizmi dhe ai ishte në zero”, tha kryebashkiaku i Betelehemit, Maher Tzenaouati.

Kryebashkiaku pranon se ideja për rifillimin e festimeve shkaktoi debate, pasi palestinezët në Gaza vazhdojnë të vuajnë pasojat e luftës.

“Disa mund të thonë se nuk është koha e duhur, të tjerët se është e duhur. Por thellë në zemër ndjeva se kjo ishte gjëja e duhur, sepse Krishtlindjet nuk duhet të ndalen kurrë. Ky është drita e shpresës për ne”, tha ai.

Rrugët tani janë të zbukuruara me drita të ndezura dhe tabelat reklamojnë panaire dhe festa për fëmijë.

Qytetet fqinje Beit Jala dhe Beit Sahour planifikojnë gjithashtu ndezjen e pemëve të Krishtlindjeve ditët e ardhshme. Hotelet, që ishin pothuajse bosh dy vitet e fundit, po marrin një rrjedhje rezervimesh nga palestinezët nga Izraeli dhe disa vizitorë të huaj.