VLORE- Policia kufitare ka bllokuar një gomone dhe një sasi të konsiderueshme kanabis me destinacion Italinë, ndërsa trafikantët janë arratisur duke përfituar nga errësira.
 
Sipas informacioneve të para, policia e ka ndjekur për rreth një orë gomonen në det duke e bllokuar në plazhin e Dalanit në Zvërnec, por trafikantët kanë arritur që të shpëtojnë.
 
Ndërsa në afërsi të zonës ku u sekuestrua gomonia është gjetur dhe bllokuar një sasi lënde narkotike, kanabis në disa ferra.
 
Trafikantët po planifikonin që të merrnin kanabisin që kishin fshehur në ferra, por pas pikasjes nga policia dhe ndjekjes në det kanë braktisur gomonen.
 
Aktualisht policia kufitare është vendosur në ndjekje të autorëve. 



dy.b/shqiptarja.com