Ndonëse nuk përbëjnë ndonjë diferencë në mandate, KQZ urdhëroi hapjen e këtyre kutive, mbylljen e rezultatit për Vlorën brënda 24 orëve, si dhe ndjekjen penale të individëve që refuzuan numërimin.
“Të urdhërojmë KZAZ nr. 89 menjëherë të hapë kutitë me fletët e votimit të qendrës së votimit 4709 dhe 4719 dhe të vazhdojë procesin e numërimit të votave për këtë qendër votimi duke sjellë brenda 24 orëve tabelat dhe materialin zgjedhor", tha Lefteri Lleshi, kryetare e KQZ-së.
"U numëruan atje ose këtu ata kanë shkelur ligjin dhe ne do ti çojmë për ndjekje penale dhe minimumi është 6 muaj burg, e ka të përcaktuar në kod. Ata që nuk kryejnë detyrën, që nuk vazhdojnë numërimin e votave", u shpreh Hysen Osmanaj, anëtar i KQZ-së.
Përvec Ksamilit, Laçi, Kruja dhe disa njësi bashkiake në Tiranë ishin zonat e administrimit zgjedhor që mbanin peng mbylljen zyrtare të procesit zgjedhor 2013.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)