Ndjekje si 'nëpër filma’ në Selanik, i mituri ia mbath nga karburanti pa paguar, policia qëllon me armë për ta kapur

Ndjekje si 'nëpër filma’ në Selanik, i mituri ia mbath nga karburanti pa paguar, policia qëllon me armë për ta kapur

Policia greke në Selanik

Një 16 vjeçar është plagosur rëndë në Selanik të Greqisë, ku pas një ndjekje nga policia humbi kontrollin e mjetit të tij dhe u përplas me një mur.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës së mbrëmshme, ku i mituri është larguar nga një pikë karburanti pa paguar. Policia u vu menjëherë në ndjekje të tij dhe i ka bërë me shenjë për të ndaluar, por 16 vjeçari ka injoruar sinjalizimet e tyre dhe është larguar me shpejtësi, shkruajnë mediat greke.

Në rrugën Symmachiki , sipas informacioneve të para, ai ka tentuar të përplasë një makinë policie, ndërsa policët në përpjekje për ta ndaluar, kanë hapur zjarr. Në fund, arratia e të riut mori fund pasi u përplas me një mur. Mësohet se i riu është në gjendje të rëndë shëndetësore.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisionet Parlamentare, Kulluri në 'Studio Live': Nuk po bëjnë asnjë punë! Nesturi: Duhet të shkojnë tek opinioni publik

Komisionet Parlamentare, Kulluri në 'Studio Live': Nuk po bëjnë asnjë punë! Nesturi: Duhet të shkojnë tek opinioni publik