Dy shqiptarët të moshave 30 dhe 37 vjec, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, kanë rënë në prangat e policisë greke ditën e djeshme. Shqiptarët e arrestuar akuzohen për disa vepra penale si vjedhje, mosbindje ndaj policisë, armë mbajtje pa leje dhe trafik droge.
Arrestimi i dy shqiptarëve erdhi pas një ndjekje spektakolare nga policia DI.AS Group në rrugët e Athinës. Ata po lëviznin me makinën e tyre në rrugën Patission Street, ku nuk ju bindën policisë për të ndaluar dhe më pas fillojë edhe ndjekja për arrestimin e tyre. Për disa minuta policia u vë në ndjekje të tyre deri në ndalimin dhe vendosjen në pranga.
Nga kontrollit të ushtruar tek 30 vjecari shqiptar policia greke gjeti një armë të mbushur me fishekë, një krehër me 12 fishekë, një tjetër armë, revolver me gjashtë fishekë brenda dhe krehër me 18 fishekë. Nga ana tjetër shqiptarit 37-vjeçar po ashtu iu gjet një thikë dhe një sasi prej 5 gram kokainë.
Nga hetimi policor grek mësohet se 37-vjeçari shqiptar ka qenë person i dënuar me 20 vjet burg për tentativë vrasje dhe vjedhje. Ndërkohë është konstatuar se makina me të cilën u kapën shqiptarët rezultoi e vjedhur, ndërsa 30-vjeçari shqiptar nuk kishte dokumenta qëndrimi për në Greqi. Të dy ata u morën në Prokurorinë e Athinës ku më pas pritet të dalin para gjyaktës për tu përballur me akuzat e ngritura ndaj tyre.