Ndjesa e Majkos pas fotos 
së djalit, Astrit Patozi e ironizon 

Ndjesa e Majkos pas fotos <br />së djalit, Astrit Patozi e ironizon 
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka ironizuar Pandeli Majkon i cili i kërkoi ndjesë publike për foton e djalit të tij me dy gishta.
 
Sipas tij,  Majko duhet ta marrë më me sportivitet jo vetëm shakanë e të birit por edhe vendimin nëse djali i tij zgjedh të jetë kundër bindjeve politike.
 
Për Patozi, se Namik Dokle do ndiqte të njëjtin kriter si Majko, atëherë ai “duhet ta kishte vrarë nja 10 herë vajzën” dhe as kjo sipas tij, nuk do të mjaftonte për t’u shlyer me partinë e tij.
 
Gjithashtu, deputeti i Partisë Demokratike, me nota ironike është shprehur se kauza e PD, për zgjedhje të lira ka ndihmuar në familjen e Majkos për ta kuptuar dhe njohur më mirë atë. 

Statusi i Plotë

Po të kishte ndjekur kriterin e Pandit, që i kërkoi “Rilindjes” ndjesë për të birin, Namik Dokle duhet ta kishte vrarë nja 10 herë deri tani vajzën (Anika Dokle), dhe prapë të mos ishte shlyer tamam me partinë e vet. Kjo do të thotë se edhe në PS nuk kanë “rilindur” të gjithë në të njëjtën masë, pavarësisht se sa kohë e ngrejnë të gjithë njësoj kartonin ditën e enjte e ke vështirë t’i ndash.
Protesta jonë mund ta ndihmojë edhe Pandeli Majkon ta marrë më me sportivitet, jo vetëm shakanë, por edhe zgjedhjen kundër bindjeve të tij politike të të birit, në rast se kjo do të ndodhte një ditë. Sepse zgjedhjet e lira me sa duket paskan një kuptim edhe më të gjerë, se sa thjesht vota në kutinë e fshehtë një herë në katër vjet. Ato të ndihmokan për të njohur dhe kuptuar më mirë edhe familjen. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)