Ndocaj del nga kontrolli, sherr në
FB:'Maloke e vogël',karagjoz, trap

Ndocaj del nga kontrolli, sherr në<br />FB:'Maloke e vogël',karagjoz, trap
Eduard Ndocajn s'e kanë mbajtur nervat kur fansat e kanë kritikuar atë për postimet në rrjetin social Facebook.

Prej disa ditësh, deputeti i Lezhës poston shkrime kundër kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, por nga ana tjetër janë fansat ata që i kërkojnë të mos marrë nëpër gojë njerëzit, por t'ua thotë në sy ato që mendon. 

Pikërisht komentet e friends-ave duket se nuk i kanë pëlqyer "kaubojsit" dhe ai ka shpërthyer në fjalor fyes në faqen zyrtare të Facebook. Ndocaj përdor fjalë të tipit "maloke e vogël", karagjoz apo edhe trap, pa u shqetësuar se profili i tij zyrtar është i aksesueshëm nga kushdo. 

ndocaj

(Komentet e Ndocajt në Facebook)

Dhe një fjalor i tillë është jo vetëm i pahijshëm për një deputet të Kuvendit, por edhe një thyerje flagrante e etikës së parlamentarit. Megjithatë po e marrim të mirëqenë tensionin e momentit të Ndocajt, pasi ndjekësit po i kërkojnë llogari pse ai nuk del përtej zhurmuesit virtual dhe ta vijojë "luftën" në realitet. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois