Ndocaj drejt Parlamentit, 'kaubojsi'
 pritet në Rinas me kalë të bardhë

Ndocaj drejt Parlamentit, 'kaubojsi'<br /> pritet në Rinas me kalë të bardhë
LEZHË - Deputeti më i ri i Parlamentit të Shqipërisë i cili pritet të betohet të enjten para kolegëve, Eduard Ndocaj, la Italinë ku jetonte prej vitesh me familjen dhe mbërriti këtë pasdite ne atdhe për të nisur këtë rrugëtim të ri në karrierën e tij politike.
 
Ashtu siç të gjithë e njohëm këtë periudhë me epitetin “Kaubojsi” për shkak të kapeleve që mban, Eduard Ndocaj është pritur në aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga miq, familjarë por edhe nga qytetarë të Lezhës interesat e të cilëve do të përçohen në Kuvendin ligjvënës përmes tij…Gazetarja e emisionit investigativ “Fiks Fare” Albana Osmani është kujdesur për këtë “detaj”. Me pantallona e kapele kaubojsi, madje dhe me një kalë të bardhë per te sjelle te plote panoramen e filamve "Western", gazetarja priti në aeroport deputetin më të ri të Kuvendit për t’i dorëzuar atij Rrotën e “Fiks Fare”... dhe bashkë me këtë çmim simbolik i ka vendosur në kokë edhe kapelen e kaubojsit.

Ndocaj fitoi mandatin e deputetit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve falë dorëheqjes të socialistit Arben Ndoka si deputet i Partisë Socialiste në Lezhë.

Por edhe pse fitoi mandatin nga listat e Partisë Socialite për qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 2013-ës, Ndocaj do të përfaqësojë në Kuvend Partinë Demokristiane të Nard Ndokës, pas aktualisht është nënkryetar i kësaj force politike.

kaubojsi eduard ndocaj
kaubojsi eduard ndocaj
 
kaubojsi eduard ndocaj

kaubojsi eduard ndocaj

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Dibër, aksident në aksin Melan-Peshkopi! Automjeti i 62-vjeçarit del nga rruga, lëndohen 3 persona

Dibër, aksident në aksin Melan-Peshkopi! Automjeti i 62-vjeçarit del nga rruga, lëndohen 3 persona