Report Tv mëson se në 28 mars 2017 biznesmeni Italian Vincenzo Riçi, ka blerë 5 për qind të aksioneve të kësaj kompanie tek shtetasi Laçian Astrit Paloka, ndërkohë 95 për qind të aksioneve i ka pasur kompania tjetër “Welder Pipeline Contractor S.R.L.”. Sipas dokumentit që ka siguruar Report TV kompania është blerë me 50 mijë lek të vjetra sipas çmimit të kontratës noteriale, ndërkohë që italiani ka vendosur ti ndryshojë objektin funksional kësaj kompanie “…Ndërtim gazsjellësash, naftësjellësash, oksigjen sjellësash. Ndërtim centralesh termike e hidroelektrike etj…”.
Por vetëm katër ditë më parë Riçi ka vendosur të pezullojë sërish kompaninë, dhe pikërisht këtë veprim e ka bërë në 9 tetor 2017. Me sa duket shpresat për të fituar tendera pranë adminsitratës publike dhe futjes së tij në projektin TAP janë shuar dhe për pasojë ka urdhëruar pezullimin e aktivitetit të firmës.
Tashmë biznesmeni Italian,Riçi, i është drejtuar policisë së Lezhës me një kallëzim penal kundër ish-deputetit Ndocaj, pasi siç pretendon ai, ky i fundit e kishte mashtruar, duke i marrë 78 mijë euro dhe një makinë Audi Q7, me premtimet se do jua jepte zyrtarëve të qeverisë, që firma e tij të shpallej fituese. Nga ana e tij ish-deputeti Eduart Ndocaj nuk ka pranuar asnjë prej akuzave dhe pas shoqërimit në Polici, është larguar për në Itali.

VIDEO








