Deputeti socialist Eduart Ndocaj kritikoi ashpër projektligjin për regjistrimin e emigrantëve, të cilin e cilësoi si të turpshëm.
“Është e turpshme që flitet për regjistrimin e emigrantëve. Ku të regjistrohen? Për çfarë e kërkon kjo qeveri këtë regjistër,” ngriti pyetjen Ndocaj ndwrsa tha se Edi Rama nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë në Milano, ku u shpreh se emigrantët do të votonin në zgjedhjet lokale.
“Në Milano kryeministri premtoi se do të votojmë në zgjedhjet lokale. Jam i regjistruar njëherë unë, keni 20 vjet që votoni në emër tim. Në zgjedhjet e 23 qershorit unë kam parë skandal. Dini informacion ju çfarë informacioni atë të konsullatës në Milano që do 10 euro me të dhënë informacion, ku është krijuar radha nga stacioni i trenit deri te konsullata, u shpreh ai.Sipas tij, nëse emigrantët do të votojnë gjysma e deputetëve të kuvendit nuk do të ishin në sallë, ndërsa i quajti kolegët e tij “deputet të miellit”.
“Jam i bindur se 50 % e deputetëve nuk kanë për të pas shanse me hy në këtë sallë se emigrantët nuk shiten me thasë mielli. Këto janë deputetë të miellit, jo me programe dhe ide,” u shpreh ai.
Por në këtë moment Ndocajt i mbaroi minutazhi dhe drejtuesja e seancës Valentina Leskaj i kërkoi atij që të lërë foltoren. Por Ndocaj iu përgjigj: “Këto kanë 25 vjet që flasin këtu, më lë t’i them edhe unë dy fjalë”. Por ky arsyetim nuk e bindi Leskajn, e cila si rrallë herë i fiku mikrofonin deputetit.
Ndërkohë në sallë deputetët e opozitës, të cilët fillimisht duartrokitën fjalimin e Ndocajt, i kërkuan Leskajt që ta lejojë atë të flasë.
Pas insistimit të tyre, drejtuesja e seancës i dha dhe 1 minutë kohë Ndocajt, i cili shfrytëzoi rastin që të fliste edhe për kërcënimin e bërë ndaj tij nga deputeti socialist Arben Ndoka.
“Jam kërcënuar nga individë të PS dhe këtu ka 10 ditë që as nuk është përmend që një deputet kërcënohet me jetë nga njerës të PS, jo nga të ardhur nga qielli. Kërkoj që të merren masa,” tha Ndocaj.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.1%
-
Të gabuar
13.8%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5861
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arabia Saudite trondit botën e futbollit, kërkon të blejë dy klubet legjendare të Premier League në Angli
23 Dhjetor, 10:51
-
Shatërvani i Trevit në Romë rihapet pas punimeve, monumenti do të kufizohet në 400 vizitorë, rregullat e reja për turistët
23 Dhjetor, 10:46
-
Edison Ypi: Pyetja e Adit
23 Dhjetor, 10:37
-
PD sot në protestë, policia: Bllokimi i rrugëve, vepër penale! Do ketë pasoja! Kemi ndërmarrë masa të devijojmë qarkullimin në rrugë alternative
23 Dhjetor, 10:36
-
'Mali' i borxheve fut në kolaps ujësjellësin e Tepelenës, drejtori: Prej vitesh nuk paguajnë familjet e varfra! Debitore dhe Bashkia e Tepelenës
23 Dhjetor, 10:34
-
Moti i keq, Fieri përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi, probleme me energjinë në Frakull
23 Dhjetor, 10:27
-
Interi në emergjencë totale, Simone Inzaghi: Nuk kam katër mbrojtës
23 Dhjetor, 10:14
-
Tiranë/ Akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë, shtyhet përsëri seanca paraprake në GJKKO për Asllan Dogjanin! Solli raport mjekësor
23 Dhjetor, 10:13
-
I dërguari special për Ukrainën dhe Rusinë/ Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg për një fund të shpejtë të luftës
23 Dhjetor, 10:11
-
Selenicë, Guri Selimi rrezikon jetën, prej vitesh i braktisur! 77-vjeçari pa strehë, pa ushqim e veshje endet rrugëve
23 Dhjetor, 10:08
-
Tiranë/ Për të dytën herë SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn, akuza për përfshirje në trafik droge nuk vërtetohet! Gjykata shtyn vendimin
23 Dhjetor, 10:07
-
A do të ndalohet TikTok në SHBA? Trump: Ndoshta duhet ta mbajmë edhe pak kohë
23 Dhjetor, 10:01