TIRANË - Deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Eduard Ndocaj është nisur këtë mëngjes nga Lezha ku ai banon, për në Tiranë. Ai do të marrë pjesë në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë ku pritet të mbajë fjalimin e parë si ligjvënës.
Ndocaj ka publikuar një foto në rrjetin social Facebook, ku shfaqet teksa përsërit edhe një herë fjalimin e përgatitur për të mbajtur sot në Kuvend.

"Drejt Parlamentit për përfaqësim donjitoz!", - shkruan Ndocaj. Në fakt në këtë postim gjendet edhe një gabim gramatikor, pasi deputeti ka shkruar "dOnjitoz" në vend të "dInjitoz", megjithatë besojmë se ky është vetëm një gabim shpejtësie - ndoshta nga emocionet e daljes për herë të parë para kolegëve deptuetë e qytetarëve shqiptarë në foltoren e Kuvendit.

E sigurisht nuk mund të mos mungonte kapelja që i ka vënë atij edhe epitetin "kaubojsi". Në sediljen e pasme të makinës duket kapelja, të cilën deputeti i Lezhës nuk mund ta mbajë gjatë seancës pasi do të përbënte shkelje të Kodit Etik.
Nga foto që Ndocaj ka publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, bie në sy edhe një çantë e zezë të cilën deputet mban pranë vetes, e ndryshme kjo nga dosja portokalli që deputeti mbante në duar kur u shfaq për herë të parë në Kuvend, seancën e shkuar ku bëri edhe betimin si deputet. Ai mori këtë post pas dorëheqjes së deputetit socialist të Lezhës Arben Ndoka.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

përsërit në makinë fjalimin dOnjitoz">