Ndocaj: Meta do më vrasë, Kadeli:
Jam i shqetësuar, prokuroria të hetojë

Ndocaj: Meta do më vrasë, Kadeli:<br />Jam i shqetësuar, prokuroria të hetojë
Deputeti i qarkut të Lezhës, Eduart Ndocaj, ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetet sociale kur thotë se kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, të cilin ai e quan kundërshtar politik, mund edhe ta vrasë. Pavarësisht kësaj, thotë Ndocaj, ai nuk do reshtë së denoncuari deri sa të arrijë largimin e tij (Metës) nga politika.
 
Reagimi i Ndocajt erdhi pasi Meta në një deklaratë dje, tha se nuk ka burrë që ta shantazhojë atë.
 
"Dëgjo z. Meta unë jam i bindur se ti ke forcë politike dhe ekonomike të më vrasësh, të më zhdukësh por jam i bindur se populli shqiptar edhe ty shumë shpejt do të tregojë vendin dhe sojit tënd anti shqiptar që u keni zënë frymën për 25 vjet rresht , jam i bindur se ky kërcenim në media që ti u bën kundërshtarëve të tu se do i eliminosh", shkruan Ndocaj.
 
Pas deklaratës së Ndocajt, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Deputeti i kësaj force politike, Gjovalin Kadeli u shpreh se ishte i shqetësuar nga "kërcënimi" që ka marrë deputeti Ndocaj, ndërsa i bëri thirrje organit të akuzës që të nisë menjëherë hetimet.
 
Kadeli sjell në vëmendje një dyshim të tij se Ndocaj mund të jetë "kërcënuar" nga ata që s'duan konsensusin, pasi siç thekson ai, "Kaubojsi" u përfol si ministër i Jashtëm i "qeverisë teknike".  
 
Deklarata e plotë e Gjovalin Kadelit:
"Duke ndjekur rrjetet sociale sot në mëngjes lexova tepër i shqetësuar, si ligjvënës, por edhe si qytetar mbi një ngjarje të rëndë që thuhet se ka ndodhur dhe më e keqja pritet të ndodhë pasi nesër mund të jemi vonë në reagimin tonë, shpreh indinjatën time të thellë lidhur me kërcënimin që i qenka bërë kolegut dhe njeriut tim z.Eduart Ndocaj (Kaubojsi) nga kryetari i kuvendit apo media afër tij. Ky kërcënim (akoma nuk jam i bindur plotësisht për kërcënimin, por si i thonë t'i dal të keqes përpara), vjen pas një suksesi të arritur nëpërmjet votimit me konsensus, votim i cili ka shqetësuar mjaft qarqe antishqiptare të cilët nuk e duan integrimin e Shqipërisë, mendoj se ky kërcënim mund të ketë ardhur pasi para konsensusit z. Ndocaj (Kaubojsi, siç e thërrasin) u përfol nga burime serioze për ministër i jashtëm ose ministër i integrimit nëse do të ndryshohej qeveria.
Prandaj i bej thirrje:
- Ministrit të rendit zotit Tahiri.
- Prokurorit të Përgjithshëm z. Llalla
Të marrin masat e duhura dhe të hetojnë këtë rast (nëse është e vërtetë) dhe përgjegjësit e këtij kërcënimi të dalin para drejtësisë në mënyrë që jeta e deputetit të jetë e sigurtë dhe të vazhdoje jetën parlamentare për të cilën është votuar.
Shënim për lexuesit e Facebookut: Megjithëse mua si njeri i afërt i tij më ka quajtur "një farë deputeti Kadeli" unë përsëri si njeri i afërt i tij nuk i jam përgjigjur për arsye se mendoj më gjatë se ai, por kur vjen puna për sigurinë e jetës, padyshim që më ka e do me ketë në krah...
", shkruan në Facebook, deputeti i LSI, Gjovalin Kadeli. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois