Një ditë pas bërjes publike të faturës që ka shpenzuar për fitoren e Partisë Socialiste në Lezhë në 2013-ten, ish kandidati I PS ne këtë qark, Eduart Ndocaj, ka reaguar sërish duke shpërthyer në akuza ndaj drejtuesve te majtë.
Në deklaratën e tij për mediat Ndocaj ka bërë të ditur se i është kërkuar nga vetë Partia Socialiste të sponsorizojë në fushatë, ndërsa shtoi se drejtuesit e kësaj force politike në këtë rreth janë shitur tek LSI-ja.
Pas akuzave të ngritura ka reaguar edhe selia rozë në Lezhë. Në një dalje për mediat kreu i Partisë Socialiste Bert Çuko i ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga Ndocaj.
Një ditë më parë ish kandidati i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj, publikoj një faturë prej 60 milion lekëve të reja që kishte shpenzuar për fitoren e të majtës, shpenzim që sipas tij ka shkuar në interes të një grupi njerëzish të caktuar dhe jo në të mirë të banorëve të Qarkut Lezhë.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO