Ndodh e pabesueshmja, Adele
stonon gjatë performancës live

Ndodh e pabesueshmja, Adele<br />stonon gjatë performancës live
Një nga momentet më të shumëpritura në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy, ishte padyshim performanca e Adele. Ylli britanik ka thyer rekorde me shitjet e albumit të publikuar në fund të vitit të kaluar, dhe po aq ka befasuar interpretimi i saj live i këngës “All I Ask”…por jo për mirë.

Një zë ‘i çjerrë’ dëgjohej në sfond dhe e pabesueshmja ndodhi…Adele STONOI. Këngëtarja dukej e shpërqëndruar dhe e irrituar ndërsa vazhdonte këngën, e shoqëruar vetëm nga një piano. Fansat që e kishin pritur me padurim performancën e saj ishin konfuzë, por çfarë ndodhi?

Adele sqaroi gjithçka nëpërmjet një statusi në Twitter ku tha se ishin tastet e pianos bashkë me mikrofonin që kishin krijuar zhurmën që krijonte idenë e stonaturës. Edhe organizatorë të Grammys dhanë shpjegimin e tyre, megjithatë fansat duket se nuk ishin ndikuar shumë, pasi vijuan mbështetjen e tyre, besimplotë se Adele është e pagabueshme në artin e saj.
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'