Ndodh fenomeni i rrallë i reshjeve në formë akulli! Mos i humbisni këto pamje fantastike nga Puka

Ulja e ndjeshme e temperaturave solli në Pukë fenomenin e rrallë të reshjeve në formë akulli. Reshjet kanë krijuar pamje fanatstike mbi pyjet me pisha, rreth kurorës së gjelbër.

Deri më tani nuk raportohet për problematika nga emergjencat civile edhe pse zakonisht këto reshje mund të shkaktojnë dëme tek pemët e larta apo shtyllat e tensionit.

Reshjet e akullit apo siç njihet ndryshe shiu i ngrirë është një lloj i rrallë i reshjeve të lëngshme që godasin një sipërfaqe të ftohtë dhe ngrin pothuajse menjëherë.

Kushtet e nevojshme për shiun e ngrirë janë mjaft specifike, thonë metereologët, pasi pika e shiut përhapet për një moment në të gjithë sipërfaqen para se të ngrijë, duke e mbështjellë sipërfaqen e bimëve e pemëve në një shtresë akulli të pastër.

Për të fundit here në Pukë kanë rënë reshje në formën e akullit gjatë vitit 2012.

R.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/01/2025 03:16

    Tek ne quhen /stuhi akulli/,fantastike jane ne pyje,por jane jashtezakonisht te rrezikshme te ngasesh makinen,apo te ecesh ne zona ku ka stuhi te tilla,pa llogarritur c'u shkaktojne telave te tensionit e drufrutoreve.Fale Zotit,nuk kemi pasur stuhi te tilla prej disa vjetesh,vetem stuhi debore dhe nuk ja uroj askujt!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 08:36

    Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Marmoush shkëlqen me tripletë për 14 minuta, Man. City fiton 4-0 kundër Newcastle

VIDEO/ Marmoush shkëlqen me tripletë për 14 minuta, Man. City fiton 4-0 kundër Newcastle