Me siguri që emri i Michael Schumacher nuk ka dalë nga mendja juaj. Drejtuesi historik i garave me makina të shpejta pësoi një aksident të rëndë ku u lëndua në kokë ndërsa bënte ski në Meribel, në Alpet franceze. Që nga 29 dhjetori i 2013-s, ikona e “Formula One”, ka qëndruar nën varësinë e aparaturave.
“Daily mail” shkruan se Michael Schumacher nuk qëndron më shtrirë dhe nuk është më i varur nga aparaturat. Pavarësisht se gruaja e tij Corinna, ka insistuar që gjendja e Schumacher të qëndrojë e fshehtë dhe asnjë prej miqve të mos flasë, burime të afërta janë shprehur se ai po bën progres, pavarësisht se në mënyrë të ngadaltë.
Gjithsesi ylli botëror vazhdon të jetë nënë kujdes mjekësor që i kushton më shumë se 50.000 dollarë në javë.