Ndodh në Greqi, 1 javë pushime falas! 'Dhuratë' për turistët që përjetuan tmerrin në zjarret e Rodosit

Ndodh në Greqi, 1 javë pushime falas! 'Dhuratë' për turistët që përjetuan tmerrin në zjarret e Rodosit

Zjarret në Rodos dhe momenti i evakuimit të turistëve

Jo shpesh ndodh që pushimet t’i kesh falas, por këtë mundësi të artë do ta shijojnë të gjithë turistët e huaj që pushimet ju prishën për shkak të zjarreve masive në Rodos të Greqisë. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka bërë me dije se do t’i dëmshpërblejnë të gjithë turistët që ishin në Rodos, por që nuk i shijuan dot pushimet e tyre ashtu siç ata e kishin planifikuar.

Duke folur për kanalin britanik ITV, Mitsotakis tha se në bahskepunim em autoritetet lokale në Rodos, turistët do të marrin një javë pushime falas në pranverën ose vjeshtën e ardhshme për të shijuar bukuritë e ishullit.

"Qeveria greke, në bashkëpunim me autoritetet lokale, do të ofrojë një javë pushim falas në Rodos në pranverën ose vjeshtën e ardhshme" për të gjithë ata që e humbën atë për shkak të zjarreve, tha kryeministri grek.

Situata është normalizuar në Rodos, por ky ishull u përfshi nga zjarre masive, aq sa autoritetet greke u detyruan të evakuojnë të gjithë ishullin, ndërsa nuk ka pasur asnjë të plagosur. Kryeministri grek tha se kjo situatë tregoi që Greqia është ndër vendet më të përgatitura për fenomene të tilla.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore