Ndodh për herë të tretë radhazi, Berat Gjimshiti dëmtohet kur afrohen sfidat e Kombëtares

Ndodh për herë të tretë radhazi, Berat Gjimshiti dëmtohet kur afrohen sfidat e Kombëtares

Berat Gjimshiti

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti është i pafat kur afrohen ndeshjet e Shqipërisë. Mesditën e së dielës Atalanta fitoi 2-1 kundër Udineses për raundin e 12-të në Serie A, me Beratin që e nisi titullar sfidën.

Qendërmbrojtësi nuk shkoi më shumë se 25 minuta në fushë pasi u detyrua të linte ndeshjen dhe të zëvendësohej nga Ederson, kjo pas një dëmtimit. Tanimë pritet me interes se çfarë do të thonë kontrollet e detajuara mjekësore, me kapitenin që ka futur në alarm stafin e Kombëtares.

Kjo është hera e tretë radhazi që Gjimshiti dëmtohet në prag të ndeshjeve të Kombëtares. Në shtator dhe tetor, ai mungoi në Ligën e Kombeve, teksa nuk dihet gjendja e tij për dy sfidat e nëntorit.

Më 16 dhe 19 të këtij muaji tanët presin në "Air Albania" Çekinë dhe Ukrainën për dy sfidat e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Kujtojmë se Sylvinho ka grumbulluar edhe të dëmtuarit Manaj, Kumbulla dhe Bare.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet sot Champions League, Liverpool luan në Spanjë! Real Madrid udhëton në Itali kundër kryesuesve! Leverkusen pret Interin

Rikthehet sot Champions League, Liverpool luan në Spanjë! Real Madrid udhëton në Itali kundër kryesuesve! Leverkusen pret Interin