TIRANE - Dy të rinj nga Kamza janë arrestuar pasi akuzohen se kanë futur në automjetin e tyre, një shtetas të mitur dhe i kanë marrë me dhunë varësen e floririt që mbante në qafë.
Ngjarja është regjistruar në Bathore.
Të ndaluarit nga efektivët e policisë së komisariatit nr 2 janë identifikuar me incialet Ervin Metalia, 21 vjeç dhe Renato Sheta, 21 vjeç, të dy banues në Kamëz.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në Bathore, kanë futur në automjetin e tyre, një shtetas të mitur, pa dëshirën e tij, dhe i kanë marrë me dhunë varësen e floririt që mbante në qafë” informoi sot policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e floririt, një aparat celular dhe automjeti i përdorur nga 2 autorët e dyshuar.
Operacioni policor u kodua “Pressure” dhe u ndërmor pas denoncimit në polici.