Ndoka 'këshilla Ramës': Mos i bëj
presion BE me Putinin e ISIS-in

Ndoka 'këshilla Ramës': Mos i bëj<br />presion BE me Putinin e ISIS-in
Kryeministri Edi Rama u shpreh një natë më parë në një emision televiziv se rusët nuk janë antishqiptarë dhe se ishte i gatshëm të takohej me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin. Ndërsa sa i takon anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, Rama tha se Europa duhet të nxitojë pasi në të kundërt në rajoni rrezikohet nga rritja e fundamentalizmit fetar, duke përmendur në këtë rast ISIS-in. 

Kjo deklaratë e shefit të qeverisë nuk i ka pëlqyer një prej ish-partnerëve të koalicionit të tij, kreut të PDK, Nard Ndoka. 

Ky i fundit ka "këshilluar" që të mos i bëjë presione Europës me Putinin dhe ISIS-in, por të vijojë kursin e reformave, ashtu siç Brukseli ka rekomanduar. 

Statusi i Ndokës në Facebook:
Putini dhe ISIS nuk jane as mundesi dhe as presion per Europen!
Kryeministri duhet te tregoje largpamësi dhe përgjegjësi kombëtare!
Mendoj se kushti kryesor i hapjes së negociatave të Shqipërisë nga Bashkimi Europian është heqja dore e gjetjes me çdo kusht të armikut të brendshëm që pengon reformën.

Nisja sa më urgjente e një proçesi konkret me një axhende specifike e të mirëpërcaktuar, e cila adreson të gjitha problemet që po mbajnë peng hapjen e negociatave: KANABIZIMI i shfrenuar i vendit, KORRUPSIONI, VETINGU dhe DEKRIMINALIZIMI, do ishte hapi më pozitiv.

Ështe e pakuptueshme se si kemi të bëjmë me një klasë kaq amatore politikanësh, e cila me vullnet apo pavullnet po punon kundër interesit kombëtar.

I bëj thirrje të gjitha palëve të ulemi dhe të japim propozime konkrete sesi mund të dalim nga ky batak, nëpërmjet një KONSENSUSI të madh, sepse asnje shqiptar nuk e ka për kusur të durojë më paaftësinë tone politike.

Dhe boll më me presione se na paskan prishur punë palët e treta që veprojnë në rajon që na dashkan destabiletin e vendit, sepse destabilizuesit më të mëdhenj të vendit ndodhen në parlament dhe Europa është më serioze se aq sa të marrë për bazë pretendimet apo kërcënimet e “Liderit Botëror”!
Integrimin po e pengon vetem klasa politike e vendit tonë!

Ndergjegjësim, reflektim, konsensus dhe përgjegjësi kombëtare, duhet të jetë axhenda ynë politike, në të kundërt qytetarët shqiptarë duhet ta ndëshkojnë këtë klase politike me votë dhe qëndrim!


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai