Ndoka: Avokati i Shtetit dhe Policia ka sekuestruar dhe marrë peng dokumentet e PDK e PR! PBDNJ e nxjerr në rrugë

Ndoka: Avokati i Shtetit dhe Policia ka sekuestruar dhe marrë peng dokumentet e PDK e PR! PBDNJ e nxjerr në rrugë

Kreu i Partisë Demokristiane (PDK), Nard Ndoka

TIRANË- Kreu i Partisë Demokristiane (PDK), Nard Ndoka ka akuzuar Policinë  dhe Avokatin e Shtetit se i kanë sekuestruar zyrat dhe i kanë marrë të gjitha dokumentet në selinë e dy partive politike PDK e PR, ndërsa kanë nxjerr në rrugë PBDNJ. Pa dhënë shumë detaje, Ndoka thotë se për këtë është informuar edhe presidenti Ilir Meta dhe kryeministri, ndonëse hedh dyshime se ka qenë Rama që ka dhënë urdhrin.

Sipas tij, dhunimi barbar i zyrave të tre partive politike, pengmarrja e dokumentacionit dhe arkivave, shenja të një pushteti arrogant e kriminal, që kërkon asgjësimin e pluralizmit politik.

"Pushtet arrogant, Avokati i Shtetit dhe Policia e Shtetit, dhunojnë selitë e tre Partive Opozitare (PDK, PR e PBDNJ). Pushteti pasi dështoi me pengun Basha në Opozitë, i është vërsulur partive të tjera politike. Mbas sulmit të zyrave të FRD, në shënjestër tashmë Partia Demokristiane e Shqipërisë, PDK, Partia Republikane dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Avokati i Shtetit në mënyrë arbitrare sekuestron zyrat dhe merr peng të gjithë dokumentet e dy partive politike PDK e PR, ndërsa Policia e Shtetit nxjerr në rrugë PBDNJ. Kemi informuar zyrtarisht Presidentin e Shqipërisë, Kryeministrin e Shqipërisë (megjithëse ky është urdhëruesi i plaçkitjes), institucionet ndërkombëtare në vend, OSBE, BE e SHBA-të. Dhunimi barbar i zyrave të tre partive politike, pengmarrja e dokumentacionit dhe arkivave, shenja të një pushteti arrogant e kriminal, që kërkon asgjësimin e pluralizmit politik", njofton Ndoka.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Termeti: 11/06/2022 21:33

    A ka mundesi te gjeni dhe publikoni arsimin e z.Ndoka dhe punrsimin e tij nga 1992 deri 2000. Ju lutem????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë