Ndoka kritika Bashës: Me shumë sportivitet e ke marrë Ramën, hiq ‘maskën e pandemisë’ dhe tregoji vendin

Ndoka kritika Bashës: Me shumë sportivitet e ke marrë Ramën, hiq ‘maskën e pandemisë’ dhe tregoji vendin

Nard Ndoka dhe Lulzim Basha

Aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka ka kritikuar publikisht kreun e PD-së, për mënyrën sesi po përballet me kreun e qeverisë Edi Ramën.

Sipas Ndokës, Lulzim Basha e ka marrë me shumë sportivitet përballjen me Ramën, duke theksuar se kreu i qeverisa ka filluar presionin kudo, ndërkohë që Basha akoma nuk ka hequr ‘maskën e pandemisë’ për të folur fort, qartë dhe guximshëm.

Ndoka i bën thirrje kreut të PD-së që t’i tregojë vendin Edi Ramës sot, sepse nesër do të jetë vonë për të gjithë Shqipërine.

‘Lulzim Basha duhet t'i tregojë vendin Edi Ramës sot, sepse nesër do të jetë shumë vonë. Si me shumë sportivitet e ka marrë këtë përballje Lulzim Basha! Edi Rama shembi Kushtetutën, zhbëri Kodin Zgjedhor, hoqi kandidatët opozitare nga gara, po riorganizon bandat, ka filluar presionin kudo, oligarkët kanë hapur thasët, ndërsa Basha akoma nuk ka hequr “maskën e pandemisë” për të folur fort, qartë dhe guximshëm! Qytetarët kërkojnë ndryshimin, rrotacioni është i sigurtë, Basha duhet t'i tregojë vendin Edi Ramës sot, sepse nesër do të jetë vonë për të gjithë, edhe për Shqipërinë!’- shkruan Ndoka.

Kryetari i Partisë Demokratike e ka renditur Nard Ndokën të 8-in në listën e Shkodrës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Realisti: 20/03/2021 01:19

    Kur bie shi hap cadren. 7*7=42

    Përgjigju
  • Iris: 20/03/2021 00:32

    Ore Nard,po Basha nuk eshte masha jote qe te nxjerresh /geshtenjen/ nga zjarri.Ne se e do kaq keq ate karrige ne kuvend,dil vete para Rames ne shesh te mejdanit, nese je burre!

    Përgjigju
  • Rexhep Magjar Bule Leka [ kepi ]: 19/03/2021 22:47

    Veshgjati natd Gomar ndoka po jep men në një koh që kyvska men fare. O e mjera Shqipëri qē e kan qit me kry në hi. Hajde voto magjar si nard ndoka. Zoti i ruajt Shqiptarët nga politikan si nard Gomar ndoka.

    Përgjigju
  • AltinTop: 19/03/2021 20:07

    Nuk te pjerdh kush me ne zonen tende more Nardi... tani e do mandatin me force... shko dhe kerko ndihme tek Berisha..

    Përgjigju
    • Vau Dejes: 19/03/2021 22:14

      He se e fiton kinati Frroku

  • Kasem gahinji: 19/03/2021 20:00

    Interesant e,te gjithe budallenjte ne nje koalicion

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur