TIRANE- Nard Ndoka vijon të dalë kundër Partisë Demokratike. Pavarësisht se PD ka bojkotuar aktivitetin parlamentar, aleati i saj Nard Ndoka, i cili është bërë deputet nga listat e demokratëve, ka vijuar që të bashkohet me mazhorancën në Komisionin e Ligjeve duke u bërë faktor në plotësimin e kuorumit që të nisë mbledhja. Edhe ditën e djeshme ai ishte i pranishëm në mbledhje duke qenë i vetmi opozitar në të gjitha komisionet parlamentare duke lënë të kuptohet se ai vijon me qëndrimin e tij partiak ndryshe nga PD-ja. Por, ky qëndrim ndryshe i Ndokës mund të ketë ardhur edhe përshkak të kauzës që ka PD-ja në bojkotin e parlamentit. Konkretisht Paria Demokratike deklaroi zyrtarisht se do të bojkotonte Kuvendit përshkak se u pezullua Berisha, dhe mesa duket kjo nuk e ka bindur kryetarin e PDK-së që të braktis aktivitetin parlamentar.
/Shqiptarja.com










