Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka nuk i sheh me pesimizëm ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ndërkohë që të gjithë palët politike opozitare shprehen se këto ndryshime favorizojnë vetëm PS-në, Ndoka deklaroi se Kodi Zgjedhor është i barabartë si për opozitën ashtu dhe për mazhorancën.

I ftuar në Repolitix, ai thotë se ajo i avantazhon ata që të dalin në koalicion me dy lista, PD dhe LSI. Për kreun e Partisë Demokristiane, shumë prej partive të vogla të PS do të shkëputen dhe do t'i bashkohen LSI-së.

"Nuk kemi lista të hapura. Ky është një deklarim demagogjik. Përtej përballjes poltike elektorale, unë e gjykoj se ka një barazpeshë. Ai përmbysi rregullat e lojës, dëmtoi procesin e integrimit në BE që është një përgjegjësi e Ramës. Nuk ndihem i rrezikuar nga këto rregullat e reja. Nuk kam ngarkesa politike. Kodi zgjedhor është i barabartë si për pozitën ashtu dhe për opozitën, si për administrimin e zgjedhjeve, kontrollin e tyre. Pjesa e koalicioneve, i kemi tashmë idetë tona. Në tryezë do të shkojnë format mundësitë që të përballemi. Basha është liruar në njëfarë mënyre. Është komode me këto ndryshime. Rama hapi gropën dhe po bie vetë brenda. Na mundësoi që ne të dalim me dy koalicione, pra nëse do të ishim në një koalicion i tërë bashkë kishte ngarkesa ideologjike e programore ndërsa sot kampet ndahen. Do të jetë një koalicion që do të përbëhet nga parti të majta. Mund të ikin disa parti nga PS dhe do t'i bashkohen LSI. Ka shumë prej tyre që do e bëjnë një hap drejt atij grupimi" - tha Ndoka.

Ndoka ka shprehur besnikërinë ndaj koalicionit me PD-në.

"Unë kam një jetë në PD. Kemi një bashkëpunim Partia Demokristiane dhe PD." - tha Ndoka.

Gjithashtu Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka beson se Basha do të jetë një kryeministër i denjë dhe se edhe sot po flet si një i tillë.

"Basha po flet si kryeministër edhe sot. I ka marrë të gjitha atributet morale ligjore. Po i jep dhe pikat se si është rrugëdalja. Kjo është pjesa programore. Nëse si opozitë thua se është hajdut, i cili është, janë disa aksione si pasqyrë e kontrollon këtë mazhorancë. Kjo nuk mjafton. Nëse Basha nuk jep zgjidhje për ekonominë. Përsa i takon saj, ka epërsi. Kemi një format. Basha është një tjetër lider" - tha Ndoka.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:44
Ndoka: Basha dhe tani po flet si kryeministër! Do jetë një tjetër lider

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka beson se Basha do të jetë një kryeministër i denjë dhe se edhe sot po flet si një i tillë.

"Avantazhi i kësaj opozite është fryma dhe morali që ekziston. Ne dolëm nga ai parlament pasi Rama u kap me fakte për vjedhjen e votave. Ne kemi pritur që drejtësia të vepronte dhe kryeministri të reflektonte. Kjo nuk ndodhi. Karta më e madhe që ka marrë PD-ja është për djegien e mandateve. Çdo njeri e bën njësinë matëse me ekonominë e vetë. Basha po flet si kryeministër edhe sot. I ka marrë të gjitha atributet morale ligjore. Po i jep dhe pikat se si është rrugëdalja. Kjo është pjesa programore. Nëse si opozitë thua se është hajdut, i cili është, janë disa aksione si pasqyrë e kontrollon këtë mazhorancë. Kjo nuk mjafton. Nëse Basha nuk jep zgjidhje për ekonominë. Përsa i takon saj, ka epërsi. Kemi një format. Basha është një tjetër lider" - tha Ndoka.