Ndoka nxjerr recetën e ilaçeve për trajtimin e COVID: Këto janë të rrezikshme! Alimehmeti: Një prej medikamenteve nuk është e licensuar

Ish ministri i shëndetësisë, Nard Ndoka ka zbuluar në emisionin Repolitix një recetë me medikamente, që sipas tij, i ka dhënë një mjek një qytetari të infektuar me koronavirus. Ai thotë se këto mjekime ulin imunitetin e personave që i konsumojnë.

"Ne kemi 80 % të qytetarëve që preken nga virusi që e kalojnë në shtëpi. Mjekët e familjes duhet që të kenë një rol shumë të rëndësishëm. Ka një recetë për të cilët të prekurit duhet të ndjekin që në fillim. Kam një recetë që këto nuk duhet të përdoren. Këto ulin imunitetin dhe mund të jenë dhe vdekjeprurëse" - tha Ndoka.

Gazetari Denis Minga lexon recetën që paraqiti Ndoka.

" Favira 200 mg, Maksivizion 400 mg, Ëincef 1 tabletë, Klakfast 1000 mlg, vitaminë D, zink dhe aspirinë në ditë" - tha gazetari Minga.

"Këtë e ka dhënë një doktor që ka lidhje me sistemin shëndetësor. Personit që ia ka dhënë e kaloi vetëm me një paracetamol. Unë mora një mik timin, që është në Gjermani. I tregova këtë recetë. Ai më tha që këto nuk duhen përdorur. Nëse ky do t'i pinte këto, do t'i ulej rezistenca e trupit dhe do bëhej më keq" - tha Ndoka.

Ndërkohë epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se nga kjo listë, një prej medikamenteve nuk është as i licensuar në Shqipëri.

"Pashë emra mjekimesh që një mjek nuk i jep. I pari në këtë recetë nuk është as i licensuar në Shqipëri. Shumica dërrmuese e kalon pa shenja ose me shenja të lehta" - tha mjeku Alimehmeti.

Për këtë çështje një replikë ka pasur dhe Arben Meçe i cili thotë se nuk mund të inkuadrohet sistemi shëndetësor vetëm nga një recetë që ka dhënë një mjek.

"Nuk çedoi në asnjë pikë të asnjë prej masave të Shqipërisë. Pra kemi një vendim shumë të drejtë nga ana e komitetit teknik të ekspertëve. Nuk mund të përcaktojmë një sistem shëndetësor nga një recetë anonime. Kjo nuk është serioze. Një prej atyre medikamenteve. Po shoh një opozitë e cila ka marrë një pozitë nga e djathta në një pozicion komuniste. Vetëm në komunizëm hidhen teza për mbulimin e shpenzimeve. Tentoni ta menaxhoni në ekstrem të majtë. Jeni kthyer në komunistë majtistë" - tha Meçe.


Lajmi kryesor:

Pecnikaj në Repolitix: Nuk duhej izoluar gjithë Shqipëria, mbi ç'baza ligjore vendosen kufizimet? Fico: Nuk kemi më zona të gjelbra, janë masa të mirëmenduara (VIDEO)


E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja