Pecnikaj në Repolitix: Nuk duhej izoluar gjithë Shqipëria, mbi ç'baza ligjore vendosen kufizimet? Fico: Nuk kemi më zona të gjelbra, janë masa të mirëmenduara (VIDEO)

Vendosja e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve dhe mbyllja e restoranteve dhe bareve në orën 22:00 ka krijuar polemika të shumta. Shumë persona nuk e shohin të drejtë kufizimin e të gjithë qyteteve në këtë fashë orare. I ftuar në emisionin Repolitix, mjeku Ilir Pecnikaj në departamentin e shëndetësisë në PD deklaroi se kjo masë nuk duhej të ishte vendosur në qytete ku popullsia dhe lëvizja e qytetarëve është më e ulët.

"Dua të di nga qeveria se në çfarë baze ligjore bëhet kufizimi i lirisë së individëve. Ne nuk kemi një gjendje të jashtëzakonshme sot. Italia e ka zgjatur kohën e emergjencës. Çdo masë që ka marrë kjo qeveri deri më sot është një propagandë. Pse duhet të merrej një masë e tillë për gjithë Shqipërinë? Mund të merrej thjesht në disa zona, ku diskot ose pub-et janë në disa qytete" - tha Pecnikaj.

Drejtoresha e IShP-së, Albana Fico shprehet se aktualisht nuk ka zona të gjelbra në Shqipëri dhe se rreziku është në të gjithë vendin. Ajo thotë se masat janë të mirëmenduara dhe të analizuara mirë.

"Situata që në të vërtetë është sfiduese kërkon një ndërhyrje ndryshe nga javët e kaluara. Nga monitorimi i përfitshëm është rritur transmetueshmëria e virusit. Kemi një koefiçent transmetueshmëri tek 1.3, duke u rritur në krahasim me dyjavëshin e kaluar. Vendimarrjet që cënojnë dhe aktivitetin ekonomik, janë të mirëmenduara jo në kurriz të problemit shëndetësor. Kjo e fundit na çon në disa vatra në Tiranë në disa zonë ku ka një lëvizje të madhe të të rinjve në orët e vona të natës pa respektuar protokollet e sigurisë. Gjendemi përpara një dileme ku thuhet se pse krahasohemi. Kjo është një vendimarrje bëhet edhe më gjerësisht se sa një Komitet. Gjatë gjithë kësaj pandemie nuk ka pasur asnjë model i cili duhej të ishte ndjekur. Unë ju kërkoj ndjesë tju kërkoj që më parë ju shpjegova që e gjithë Shqipëria është e rrezikuar. Nuk ka më zona të gjelbra. Kjo masë që përfshin territorin, kjo nuk bëhet për t'i mbajtur brenda. Unë besoj që kjo nuk ka dhunuar askënd. Do të quaja dhunim kur kemi të bëjë me njerëz të cilët janë pozitivë apo të përgjigjeve të tamponit që frekuentojnë lokalin e lagjes" - tha Fico.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:34
Ndoka nxjerr recetën e ilaçeve për trajtimin e COVID: Këto janë të rrezikshme! Alimehmeti: Një prej medikamenteve nuk është e licensuar

Ish ministri i shëndetësisë, Nard Ndoka ka zbuluar në emisionin Repolitix një recetë me medikamente, që sipas tij, i ka dhënë një mjek një qytetari të infektuar me koronavirus. Ai thotë se këto mjekime ulin imunitetin e personave që i konsumojnë.

"Ne kemi 80 % të qytetarëve që preken nga virusi që e kalojnë në shtëpi. Mjekët e familjes duhet që të kenë një rol shumë të rëndësishëm. Ka një recetë për të cilët të prekurit duhet të ndjekin që në fillim. Kam një recetë që këto nuk duhet të përdoren. Këto ulin imunitetin dhe mund të jenë dhe vdekjeprurëse" - tha Ndoka.

Gazetari Denis Minga lexon recetën që paraqiti Ndoka.

" Favira 200 mg, Maksivizion 400 mg, Ëincef 1 tabletë, Klakfast 1000 mlg, vitaminë D, zink dhe aspirinë në ditë" - tha gazetari Minga.

"Këtë e ka dhënë një doktor që ka lidhje me sistemin shëndetësor. Personit që ia ka dhënë e kaloi vetëm me një paracetamol. Unë mora një mik timin, që është në Gjermani. I tregova këtë recetë. Ai më tha që këto nuk duhen përdorur. Nëse ky do t'i pinte këto, do t'i ulej rezistenca e trupit dhe do bëhej më keq" - tha Ndoka.

Ndërkohë epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se nga kjo listë, një prej medikamenteve nuk është as i licensuar në Shqipëri.

"Pashë emra mjekimesh që një mjek nuk i jep. I pari në këtë recetë nuk është as i licensuar në Shqipëri. Shumica dërrmuese e kalon pa shenja ose me shenja të lehta" - tha mjeku Alimehmeti.

Për këtë çështje një replikë ka pasur dhe Arben Meçe i cili thotë se nuk mund të inkuadrohet sistemi shëndetësor vetëm nga një recetë që ka dhënë një mjek.

"Nuk çedoi në asnjë pikë të asnjë prej masave të Shqipërisë. Pra kemi një vendim shumë të drejtë nga ana e komitetit teknik të ekspertëve. Nuk mund të përcaktojmë një sistem shëndetësor nga një recetë anonime. Kjo nuk është serioze. Një prej atyre medikamenteve. Po shoh një opozitë e cila ka marrë një pozitë nga e djathta në një pozicion komuniste. Vetëm në komunizëm hidhen teza për mbulimin e shpenzimeve. Tentoni ta menaxhoni në ekstrem të majtë. Jeni kthyer në komunistë majtistë" - tha Meçe.

Ora 23:01
Mjeku Sallabanda: Masat e marra nga Shqipëria, korrekte! Edhe izolimi i pjesshëm i qyteteve është i nevojshëm (VIDEO)

Mjeku Kita Sallabanda, i ftuar në emisionin Repolitix, neurokirurgu Kita Sallabanda deklaroi se masat e marra nga qeveria shqiptare janë korrekte. Duke bërë një krahasim me Spanjën, ku ai qëndron, mjeku tha se edhe izolimi i pjesshëm i qyteteve është shumë efektiv.

"Janë korrekte. Këtu në Spanjë ka shumë qytete që janë izoluar. Këto masa të marra nga qeveria shqiptare është korrekte për të parandaluar grumbullimet. Mund të merren edhe masa të tjera. Ne kemi filluar të kemi rezultatet e para këtu në Spanjë nga izolimi selektiv. Përveç sensibilizimit të qytetarëve, policia bën dhe patrullime në këto zona ku nuk lejohet lëvizja"

Ora 22:17
Pecnikaj: Mjetet e ambulancave nuk kanë oksigjen mjaftueshëm! Fico: Jo e vërtetë, kemi pajisjet më të fundit (VIDEO)

Mjeku Ilir Pecnikaj i departamentit të shëndetësisë në PD ka akuzuar se mjetet e ambulancave nuk janë të pajisura me oksigjen të mjaftueshëm. Ai thotë se ambulancat në rrethe nuk mund tu sigurojnë oksigjen pacientëve të cilët sillen në Tiranë.

Por kjo akuzë nuk është pranuar nga drejtoresha e IShP-së, Albana Fico e cila thotë se të gjitha ambulancat janë të pajisura me pajisjet më të fundit.

"Është shumë kollaj të flasësh duke mos pasur informacionin e duhur. Nga IShP i është shërbyer popullit shqiptar nga stafet më profesioniste. Përsa i përket ambulancave që mbledhin bombola oksigjeni lart e poshtë, nëse keni ndonjë rast mund ta mbani. Të gjitha ambulancat janë të pajisura me të gjitha pajisjet. Shkop magjik nuk ka. Shëndetësia është fusha më e vështirë e mundshme dhe ka nevojë për investime të shumta" - tha Fico.

Pecnikaj thotë se kjo mungesë oksigjeni vjen për shkak të dyndjes vetëm në një kompani ndaj dhe bombulat janë pakësuar.

"Të gjitha informacionet që i marrim vijnë nga IShP dhe Ministria e Shëndetësisë. Sasia e oksigjenit në bombulat e ambulancave është shumë e pakët për shkak të dyndjes vetëm në një kompani. Nëse një pacient vjen nga një qytet tjetër drejt Tiranës, oksigjeni nuk është i mjaftueshëm" - tha Pecnikaj.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 12/11/2020 14:08

    Vetëm një parti e ndyrë me “doktorë” të ndyrë mund të bëjë një politikë të ndyrë me epideminë! Turp!

    Përgjigju
  • Boti: 12/11/2020 07:51

    Kjo nik arrin dot te punesoje profesionoste jashte partise ne institucionin qe drejton e jo me ti lihet ne dore menaxhimi i pamdemise. Lavire kabareje..kur konkuronin specialistet e shendetit piblik, kjo zonja i kishye marre vendimet me kohe per punesim...pttuuuu fare e keqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja