Ndoka: Rama u ka premtuar gjermanëve se do të bëjë zgjedhje lokale aty ku nuk kishte kandidatë! Ne duam në të gjitha bashkitë

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka deklaroi se Reforma Zgjedhore që do të miratohet sipas kushteve të Bundestagut gjerman do të aplikohet vetëm në zgjedhjet lokale. Ai tha se edhe vetë Rama është pro zhvillimit të zgjedhjeve në bashkitë ku nuk kishte kandidat në 30 qershor, premtim të cilin e ka bërë edhe para Bundestagut gjerman.

"Jemi në aksion opozitar. Kryesore ishte vendimi i Bundestagut gjerman. Ne si opozitë kemi pranuar të zbatojmë ato kërkesa. Reformë zgjedhore e shohim në funksion të zgjedhjeve të bashkive (lokale). Kjo reformë është e shkruar në këtë mënyrë. Ky kod zgjedhor është për përsëritjen e këtyre zgjedhjeve. Rama e ka pranuar përsëritjen e zgjedhjeve. E ka dhënë si premtim në Bundestag, aty ku nuk ka pasur kandidat. Ne kërkojmë të gjitha bashkitë. Opozita kërkon përsëritjen e zgjedhjeve sepse ato janë të jashtëligjshme. Ne nuk kemi ndryshuar qëndrim apo gjykim në lidhje me Ramën. Në aspektin politik një person që është kapur duke urdhëruar blerjen e votave, nuk besoj se ai ka vullnet për të organizuar ai zgjedhjet. Ne nuk po e përkëdhelim Ramën. Jemi krejt të qartë. Nuk mund të ketë zgjedhje me Ramën kryeministër. Ky është qëndrimi i opozitës. Është qëndrim i palëkundur i joni", u shpreh Ndoka.


Lajmi kryesor:

Aleatët pas takimit me Bashën: Javën e ardhshme publikojmë draftin për Reformën Zgjedhore sipas OSBE (pa ndryshim sistemi)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm