Ndodh që të jesh i shëndoshë mund të të sjellë edhe fat në dashuri. Dhe pikërisht kjo gjë ka ndodhur me ish-njeriun më të shëndoshë në botë, Paul Mason, i cili pasi ra në peshë duket se ka gjetur dashurinë e jetës së tij.
Mason ka njohur të dashurën e tij, Rebecca Mountain para një muaji. 52-vjeçari u shpreh se pret me padurim që të kalojë pjesën e mbetur të jetës së tij me të dashurën. "Unë nuk mendoj për asnjë tjetër, po ashtu edhe ajo", shprehet 52-vjeçari.
Paul Mason dhe Rebecca Mountain u njohën në internet. Iniciativën e mori zonjusha Mountain, e cila pasi kishte dëgjuar për shëndetin e tëpërt të 52-vjeçarit i kishte ardhur shumë keq dhe vendosi që ta ndihmonte për të paguar operacionin e dytë të Paul Mason që kishte të bënte me heqjen e shtresave të dhjamit.

Sipas Rebecca-s, kontaktet e para mes tyre filluan në Facebook dhe më pas në Skype. "Ishte pak e sikletshme të flisnim në fillim, por sapo filluam të flisnim në Skype u ndjeva më i lehtësuar.
Unë nuk dija asgjë për atë, kështu që kemi biseduar rreth jetës së saj dhe se si ajo dëshiron që të më ndihmojë", tha Mason. Kurse Rebecca pohon se fillimisht ata u bënë miq të ngushtë dhe tani janë të dashur.

52-vjeçari Paul Mason më parë ka punuar si postier, por u detyrua që ta lërë punën sepse nuk arrinte të realizonte në kohë dërgesta për shkak të peshës së tij madhe.
Ai hante në ditë 10 herë më shumë se një njeri normal. Një ditë, zjarrëfikësit u detyruan të nxirrnin nga dritarja 52-vjeçarin sepse nuk mund të dilte nga dera. Më pas, Mason uli dozat e ushqimit të tij deri sa më në fund arriti një peshë normale.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com