Ndotet plazhi i Zvernecit,nis puna
për pastrimin e sipërfaqes nga nafta

Ndotet plazhi i Zvernecit,nis puna<br />për pastrimin e sipërfaqes nga nafta
Katastrofë mjedisore në plazhin e Nartës. Një sasi e konsiderueshme bitumi është përhapur në det duke ndotur bregun rreth 5 kilometrash.Shkak për këtë është bërë një defekt në një anije turke që ishte duke marrë bitum në depozitat e Petroliferës.

Kompania ka shpjeguar edhe arsyet e këtij defekti që solli ndotjen. Sipas saj, një nga tubat e pompimit ka pësuar defekt gjatë procesit duke sjellë shpërthimin e tapës bllokuese.

Defekti ka zgjatur për pak sekonda, ndërkohë që kompania ka marrë menjëherë masat duke rrethuar zonën për të ulur nivelin e ndotjes. Për shkak të dallgëve, sasia e bitumit është shpërndarë në det. Sipas nenkryetarit te bashkisë Vlorë Ardian Musta ndaj anijes turke me flamur maltez është vënë gjobë 1 milionë lekë të rinj.

Menjëherë pas kësaj ndotje kanë reguar struktura vendore të bashkisë dhe ushtrisë, duke ndërhyrë për pastrimin e të gjithë vijës bregdetare.

Është një anije e cila sipas informacioneve tona është ankoruar në Petroliferë dhe sot është bllokuar nga institucionet e tjera. Inspektoriati mjedisor i ka kërkuar dhe lënë aktet e veta të inspektimit dhe kthimin në gjendjen e mëparshme ne nuk mund të presim që ta kthejë në gjendjen normale duke qenë se është plazh. Ne maksimumi deri nesër pasdite do ta kthejmë plazhin në gjendjen normale ku do të ndërhyjmë vetë” tha Ardian Musta nënkryetari i bashkisë.


Me anë të një statusi në faqen e saj në Facebook, ministrja Mimi Kodheli njofton se Forca Detare është në lundrim në ndihmë të operacionit për pastrimin e saj.

Gjithashtu Ministri i Mjedisit, Lefter Koka kanë shkuar në terren për identifikimin e ndotjes mjedisore dhe marrjen e masave të menjëhershme për shmangien e problemeve të mëtejshme.
 
Më tej ministri shprehet se përgjegjësit do të përballen me masat më të ashpra që ligji parashikon deri në rehabilitimin e plotë të dëmit mjedisor të shkaktuar.

Zvërnec

Zvërnec

Zvërnec

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Zbulohen dokumentet që lidhin vilën e Gjirit të Lalzit të Berishës me lejen e ndërtimit që ka firmosur! Ja si mashtroi Argita me deklarimin e pasurisë! Sot faktet e reja në Report Tv

Ekskluzive/ Zbulohen dokumentet që lidhin vilën e Gjirit të Lalzit të Berishës me lejen e ndërtimit që ka firmosur! Ja si mashtroi Argita me deklarimin e pasurisë! Sot faktet e reja në Report Tv