Ndotet uji i lumit Osum në Berat, qytetarët të shqetësuar: Brenda ka kafshë të ngordhura

Ndotje, kafshë të ngordhura dhe derdhje të ujërave të zeza, kjo është pamja që po ofron Lumi i Osumit në Berat në këtë periudhë. Situatë, që jo vetëm sjell shqetësimin e erës së rëndë, por dhe kthimin e tij në një burim infeksioni për banorët e qytetit, në një kohë kur të gjithë po luftojnë në çdo mënyrë për minimizimin e efekteve të COVID-19.

Qytetarët janë shfaqur të alarmuar për këtë situatë dhe shqetësimin e tyre nuk kanë nguruar ta shprehin për  mikrofonin e Report TV duke thënë se brenda Lumit të Osumit ka edhe derdhje të ujërave të zeza dhe mbetjeve nga fabrikat e vajit. Banorët thonë se kjo përbën rrezik epidemie për këdo që jeton në këtë zonë.

"Kjo e shton më tepër atë sëmundjen. Duke mbajtur pastërti dhe rregull ndihmon në zvogëlimin e sëmundjes. Ndoq ajrin dhe gjithçka. Ja ajo delja e ngordhur aty, e kanë marrë dhe e kanë hedhur aty. Çdo gjë ka vendin e caktuar duhet ta mbajmë pastër. Po të shikosh krahun tjetër të lumit është më i pastër", tha një banor.

Ata thonë se brenda lumit ka kafshë të ngordhura.

"Është ndotur shumë. Shihe kafshë të ngordhura. Nuk quhet lumë ai quhet kanal. Ne vijmë nga Tirana, ishim në Vlorë nga Vlora erdhëm këtu. Ai mbase shërben dhe si ujë i pijshëm shumë familje mund të marrin ujë në rubinete. Por si gjithandej Shqipëria e shkatërruar", tha një tjetër.

"Në këtë gjendje që është këtu është shumë e keqe, gjynah me atë pisllëk aty. Me këtë gjendje që është këtu është shumë e vështirë. Kanë ngordhur kafshët janë hedhur aty", shtoi ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mond: 22/11/2020 17:52

    Qytetaret ankohen, per ke ankohen? Per disa "qytetare" qe hedhin cdo gje ne lume.Dhe gazetaret bejne komente sikur ndotja ka ardhur nga ufot, ata qe merr interviste dhe njerezit e tyre e ndoten Osumin, kush e ndoti, Shkodra? Shkodra ndot Bunen, Tirana Erzenin e me radhe...

    Përgjigju
  • ymeri: 22/11/2020 16:57

    GROPOSINI KAFSHET O KAFSHE DHE SA ME THELLE,,,MOS I HIDHNI NE LUMENJ,,,,LUMEJTE DUHET TE JENE SA ME PASTER,,,NJESOJ SI DETET...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Hoqi dorë nga armët bërthamore, Kievi sheh me keqardhje marrëveshjen e 1994

Hoqi dorë nga armët bërthamore, Kievi sheh me keqardhje marrëveshjen e 1994