Një 49-vjeçar po ndiqet penalisht pasi akuzohet për ndotje të ajrit në Krujë.

Nga kontrollet kundër krimeve mjedisore, 49-vjeçari L.P., u gjet duke djegur në një furrë të prodhimit të gëlqeres duke shkaktuar ndotje të ajrit.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Krastës  të Krujës, ndërsa ndaj 49-vjeçarit ka nisur procedimi penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.