Ndotja dhe zaptimi, ja gjobat 
që ka vendosur Bashkia Tiranë

Ndotja dhe zaptimi, ja gjobat <br />që ka vendosur Bashkia Tiranë
TIRANE- Aksioni i insititucioneve të Bashkisë së Tiranës për gjobitjen e individëve apo bizneseve që ndotin ambjentin apo zaptojnë hapsirat publike, ka bërë që vetëm në muajin tetor të vendosen 2300 gjoba. Gjobat janë vendsosur nga Policia Bashkiake për shkelësit e qarkullimit dhe për ndotje apo zënie të hapësirave publike. Të dhënat e publikuara nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tregojnë arsyet e vendosjes së këtyre gjobave.

Në materialin e postuar në rrjetin social Facebook, Veliaj sqaroi se gjatë muajit tetor janë vendosur 1600 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe 700 gjoba për ndotje dhe zënie të hapësirave publike. “Në një qytet të pastër, jo tolerancë për ndotësit! 2 mijë vetë gjoba, që 1 milion qytetarë të jetojnë pastër! Policia Bashkiake dhe Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit janë çdo ditë në terren për t'i thënë JO ndotësve, zaptuesve të hapësirave publike dhe atyre që thyejnë rregullat e qarkullimit”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale. Ai apelon ndaj të gjithë qytetarëve të kontribuojmë për mbajtur qytetin të pastër. Kryetari i Bashkisë gjithashtu thekson nevojën e lirimit të hapësirave publike dhe pastrimit të Tiranës nga zhuli 4-vjeçar.
 
Gjobat
Ndryshe nga fillimi i aksioni, bashkia në muajin tetor ka vendosur një numër shumë të ulët gjobash, për ata që urinojnë në ambjentet publike. Vendosja e banjove publike në kryeqytet ka sensivilizuar qytetarët. Më shumë gjoba janë vendosur për furgonët dhe automjetet e rënda të cilat nuk kanë respektuar sinjalistikën rrugore që ka vendosur bashkia. Për ndotje janë vendosur me dhjetra gjoba ndaj bizneseve të cilat nuk kanë respektuar urdhrin e bashkisë. Ndaj qytetarëve janë vendosur rreth 50 gjoba për hedhje të mbeturinave, të cilat janë filmuar nga kamerat publike.
 
Masa e gjobës
Masat e gjobës variojnë nga 500 lekë deri në 500 mijë lekë të reja. Gjobat më të uolta janë vendosur për qytetarët që ndotin ambjentin apo urinojnë në ambjente publike. Ndër masat që ka miratuar bashkia parashikohen se gjobat fillojnë nga 5 mijë deri në 500 mijë lekë, por në disa raste masa e tyre ka qënë më e ulët, kur ka patur shkelje vetëm nga 1 qytetarë. 

Për qytetarët
Masat e gjobës variojnë nga 500 deri në 500 mijë lekë të reja. Gjobat më të ulta janë vendosur për qytetarët që ndotin ambjentin. Aksioni për ndërtimet pa leje, ulen në mënyrë drastike shifrat
 
Sensibilizimi
Ndryshe nga fillimi i aksioni, bashkia në muajin tetor ka vendosur një numër shumë të ulët gjobash, për ata që urinojnë në ambjentet publike. Vendosja e banjove publike në kryeqytet ka sensivilizuar qytetarët

gjoba bashkia tirane

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit