Ndotja e detit në Durrës në 2015 fajtor kapiteni i anijes "Bridge"
Ndotja e bregdetit të Durrësit me afro 1000 litra mazut në nëntor të vitit 2015 është bërë nga anija Bridge e cila me flamur qipriot ka ardhur në portin e Durrësit për të sjellë pasagjerë nga Ankona. . VIDEO
Ndotja e bregdetit të Durrësit me afro 1000 litra mazut në nëntor të vitit 2015 është bërë nga anija Bridge e cila me flamur qipriot ka ardhur në portin e Durrësit për të sjellë pasagjerë nga Ankona.
Është ky konkluzioni i hetimeve të prokurorisë së Durrësit e cila tashmë ka ngritur akuzë zyrtare ndaj kapitetin grek të anijes Efthymyos Sokos dhe pjestarit të ekuipazhit të kësaj anije Charalampos Chiotelis.
ReportTv ka siguruar ekskluzivisht dosjen hetimore të prokurorisë e cila i akuzon ata për ndotje të ujërave. Krim ky që sipas kodit penal shqiptar dhe nenit 203 dënohet me burg nga pesë deri në 10 vite.
Por si u ndot deti dhe u hodhë mbetja e vajrave dhe naftës nga anija në det?
Sipas hetimeve Sokos para hetuesve ka deklaruar “kam rreth tre muaj që punoj në detyrën e kapitenit të anijes “Bridge”. Lënda mazut është hedhur në det nga ndonjë prej pjestarëve të stafit, sipas meje mund të jetë hedhur nga motorristi shtetasi Pakistanez Syed Shahasad”.
Nga e tij motorristi ka deklaruar “lënda djegëse e derdhur në det, është nxjerr si rezultat i një defekti që kishin starecineskat e tragetit”.
Pas këtyre dëshmive dhe defektit të pa riparuar në target prokuroria në bazë dhe të ekspertimeve teknike dhe ekologjike për ndotjen e shkaktuar ka ngritur akuzën ndaj Sokol dhe përgjegjësit teknik Charalampos Chiotelis.
Ndotja e bijës bregdetare sic dhe shihni në këto pamje u shkaktuar në nëntor të 2015 ndërsa tashmë ndaj dy shtetasve grek ka nisur gjykimi në mungesë pranë Gjykatës së Durrësit.
ReportTv ka mësuar se anija “Bridge” ndodhet në Egjipt në Port Side dhe prej disa muaj ajo ka ndërruar pronësi.