Ministria e Mjedisit ka lajmëruar mbërritjen e një ekipi inspektimi në qytetin e Elbasanit për të bërë monitorimin e ndotjes që shkakton kjo kompani, por edhe për të monitoruar respektimin e lejes mjedisore për hedhjen e mbetjeve të skrapit dhe skorjeve buzë lumit Shkumbin.
Ndotjen e KURUM e ndjejnë sidomos banorët përreth zonës industriale që gjenden në vështirësi pasi s’kanë ku të ikin. Vetëm në një prej fshatrave që rrethojnë zonën industriale numërohen mbi 90 persona të vdekur nga kanceri në 10 vjet.
Lagështira i zhyt këta banorë në zymtësinë dhe ajrin e rëndë që krijon çdo ditë industria e rëndë.
E ndërsa Bashkia Elbasan po zgjidh problemin e mbetjeve urbane problemi i ndotjes industriale godet si çekan çdo ditë ndërsa institucionet vazhdojnë me burokracitë pa vendosur asnjë masë ndaj ndotësve të mëdhenj të Elbasanit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)