Ndotja e Kurum, ngrihet
grup pune, verifikohen kushtet 

Ndotja e Kurum, ngrihet<br />grup pune, verifikohen kushtet 
Shqetësimi i ngritur nga A1 Report lidhur me katastrofën ekologjike që po shkakton veprimtaria e kompanisë turke ‘Kurum’ në Elbasan, ka zgjuar reagimin e Inspektoriatit Mjedisor të Pyjeve dhe Ujërave, pjesë e Ministrisë së Mjedisit e cila ka për detyrë të kontrollojë çdo subjekt që ka impakt në ambient. Kryeinspektori Ergys Agasi bën me dije se ky institucion ka nisur sot një grup pune për të monitoruar kushtet mjedisore në të cilën ushtron aktivitetin kjo kompani.

“Duke u iniciuar edhe nga kronika e realizuar nga A1 Report, Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me Inspektoriatin, sot me urdhër të ministrit ka ngritur një grup të përbashkët kontrolli, të përbërë nga inspektorë të qendrës këtu në ISHMPU në bashkëpunim me drejtorinë e cilësisë së ajrit dhe mjedisit në Ministrinë e Mjedisit. Duke nisur nga sot, ky grup i përbashkët për të verifikuar të gjitha kushtet e përcaktuara në lejen mjedisore, për sa i përket impaktit të fabrikës në mjedis,”- tha Agasi. 


Grupi i punës po monitoron situatën e ndotjes në zonën ku ushtron aktivitetin Kurum dhe pas dy javësh pritet të dalë me një raport paraprak të situatës. Sipas kryeinspektorit Agasi, në verifikimin që do t’i bëhet Kururm, në rast se rezulatet do të jenë në mospërputhje me lejet mjedisore, atëherë kjo firmë do të përballet me masa administrative. Por, monitorimet e herëpashershme nga inspektorati janë kusht i lejes së mjedisit duke përcaktuar kështu edhe dëmin që shkakton kjo firmë në ambient. Po këtë mal me skorje, inspektorët nuk e shikojnë? 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim