Reshjet e dendura të shiut gjatë muajit janar të këtij viti e kanë degraduar lumin Drin në këtë gjendje. I ndotur nga shkarkimi i vazhdueshëm i ujërave të zeza dhe mbetjeve, lumi i Lezhës ka humbur funksionin e tij natyror duke u kthyer në kërcënim për përmbytje.
Për ekspertin Jak Gjini, Drini e ka humbur fuqinë për ta çuar ujin në detin Adriatik për shkak të devijimit të ujërave nga diga e Spatharit në Shkodër që prej 1966.
"Lumit i ka mbetur vetëm emri, qe nga viti 1966 kur prurjet e tij shekullore në shtratin shekullor ëq shkarkonin në detin Adriatik u devijuan prurjet dhe u shkarkuan në lumin Buna . Pas devijimit të ujërave të këtij lumi dolën në pah shumë dukuri negative është kthyer në një magjistral kullues. Rezulton se janë pika të panumërta, rritja e përqëndrimit të ujërave të zeza dhe duke qenë se rryma është shumë e dobët në periudhën e verës, e kthen në një basen ku uji është i palëvizshëm", tha Jak Gjini.
Zgjidhjen për të shmangur ndotjen dhe përmbytjet, ekspertë e mjedisit e shohin tek heqja e mbetjeve dhe ndalimi i shkarkimit të ujërave të zeza.
"Zyra jonë dhe Shoqëria Civile e Lezhës i bën thirrje strukturave përgjegjëse të ndërhyet në rivitalizimin e kanalit të Drinit, në ndalimin e plotë të hedhjes të ujërave të zeza në Lumin Drin, të banorëve dhe kompanive që ushtrojnë aktivitet ekonomik e hedhin në mënyrë të pakontrollua. Ndryshe do humbasim të drejtën që të kemi ujë të pastër në Lezhë nga akuaferet dhe së dyti do të kemi prodhime bujqësore që do të na kthehen në bumerang", tha Zef Imeraj, ekspert mjedisi.
Lumi Drin ka një gjatësi prej 285 km dhe një basen mbi 14 mijë km katrorë, pjesa më e madhe e të cilin përshkon zonën e Lezhës.
A.M./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Veriu i Kosovës, a duhet që Kurti të pranojë kërkesat e SHBA-BE?
-
PO
66.2%
-
JO
24.9%
-
NUK E DI
8.9%
Vota total: 237
Lajme të tjera
-
‘Plazh me mushkonja’, ankohen pushuesit në Shëngjin: Ministria e Shëndetësisë nuk kryen spërkatjet për insektet
9 Qershor, 15:36
-
Lezhë, asgjësohen 500 rrënjë kanabis në fshatin Kashnjet, nuk dihen kultivuesit
9 Qershor, 13:09
-
Vrasja e Ardian Nikulaj në Shëngjjn, ekstradimi i britanikëve vendoset në nëntor
8 Qershor, 16:02
-
Zbulohen mbi 3200 bimë kanabis në disa fshatra në Shkodër! Në kërkim një 65-vjeçare që po kujdesej për bimët narkotike
8 Qershor, 09:42
-
Lezhë, gjenden të kultivuara në fshatrat Vinjoll, Fushë-Milot dhe në Dajç 694 bimë kanabisi, ende nuk dihen autorët
6 Qershor, 11:49
-
‘Mi kanë lënë në oborr të shtëpisë’, gjykata e Lezhës lë në burg 66-vjeçarin që u arrestua për prodhim minash me telekomande për grupet kriminale
6 Qershor, 11:08
-
Italia goditet sërish nga moti i keq! Përmbytjet rikthehen në disa zona, banorët paralajmërohen të qëndrojnë në shtëpi
6 Qershor, 10:26
-
Autoriteti nis hetimet për gjetjen e eshtrave të 44 të zhdukurve të ‘Spaçit’! Historiani: Pse shteti heshti! 3 dekada pa protokoll, Marku: Zhvarrosëm 14 burra
5 Qershor, 16:52
-
‘Fjollë dashnie’, takimi poetik mbledh poetët e rinj në Lezhë, tinguj violine dhe poezi në gegnisht në takimin e Pllanës
5 Qershor, 16:05
-
Shëngjin/ I thyhen xhamat e makinës ish-kandidates së PD-së për këshillin Bashkiak Shkodër, Alida Haxhisë
5 Qershor, 09:13
-
Spektakli i muzikës elektronike mbledh të rinjtë nga e gjithë bota në Shëngjin! Festivali UNUM, bashkon aventurierët në edicionin e tij të 4-ët
4 Qershor, 15:24
-
Përdorte lokalin e marrë me qira për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 20-vjeçari në Laç! Nën hetim 4 të tjerë
4 Qershor, 11:41
Nuk duhen harruar dhe HCL e medhenj,por dhe ndryshimet klimatike ne pergjithesi,te gjithe kane ndikuar.Sikur te ishte me i ngushte do te dukej si Lana,apo lumi i Tiranes.Se bashku me filtrimin e ujerave te zeza,pastrimin sistematik te aneve,nuk do te ishte keq dhe rregullimi i faqeve te bregut nga te dyja anet,te pakten ne pjeset qe kalon ne qytet e rrethina.Te kalosh mbi ate ure te bukur dhe te shikosh anet e ndotura e te pasistemuara te zones se lumit,eshte dicka e trishte.
Përgjigjukeni qeveri dhe bashki halesh,,te mbushur me maskaarenj, prandaj ne drin hidhen dhe ujrat e zeza.....
Përgjigju