TIRANE - Duhet përmirësim i ligjit për gjobat ndaj ndotësve të mjedisit. Kështu ka deklaruar sot zëvendëskryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, ndërsa propozoi rishikim të legjislacionit me qëllim rritjen e nivelit të gjobave. Sipas saj, duhet të përcaktohet një klasifikim sa i përket nivelit të ndotjes së mjedisit dhe të propozohen gjoba të ndryshme në varësi të ndikimit në mjedis.
“Ne mund të përcaktojmë një klasifikim, sa i përket nivelit të ndotjes së mjedisit dhe të propozohen nivele të ndryshme gjobash, për shembull, vend-depozitimet e pakontrolluara kanë një ndikim më të madh në mjedis, se sa ndotja e mjedisit që mund të shkaktohet nga qytetarët. Për këtë arsye, kjo është një fushë të cilën mund ta eksplorojmë së bashku dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizën tonë, duke pasur parasysh raste, që ne kemi ndeshur gjatë aktivitetit tonë të përditshëm”, u shpreh Tabaku.
Sipas saj, qyteti montohet në 24 orë nga një task-forcë për parandalimin e hedhjes së mbetjeve në rrugë apo në mjedise të tjera publike, ndërsa gjatë tre muajve të fundit gjobat për shkelësit arrijnë deri në 20 mijë lekë të reja.
Së fundi zëvendëskryetarja Tabaku tha se “Bashkia e Tiranës po merr masa, sa i përket menaxhimit të integruar të mbetjeve".
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com