Ndotja e ujit, tokës, plazheve, Rama prezanton aplikacionin për denoncimin e krimeve mjedisore: Mbroni shëndetin dhe jetën

Në një kohë kur në të gjithë vendin ka nisur aksion kundër krimeve mjedisore, secili nga ne mund të kontribuojë në këtë drejtim, duke i denoncuar. Kryeministri Edi Rama ka prezantua sot aplikacionin e ri 'Komisariati Digjital', ku është bërë aktive dritarja e re për denoncimin e krimeve mjedisore. Tashmë nëse konstaton ndotje të tokës, ujit, parqeve, plazheve apo ndotje akustike, mund të denoncosh problemin, në mënyrë që problemi të marrë zgjidhje sa më shpejt.

"Mirmëngjes dhe me aplikacionin “Komisariati Digjital”, ku është bërë aktive dritarja e re për denoncimin e Krimit Mjedisor, e ku tani mund të denonconi ndotjen e tokës (vendbanimit, rrugëve, parqeve, plazheve), ujit, depozitimet e paligjshme të mbetjeve, ndotjen me inerte dhe ndotjen akustike, ju uroj edhe një ditë të mbarë. Kujdesuni për mjedisin edhe për veten", shkruan Rama.

Kryeministri ka publikuar edhe një video në Facebook ku shpjegohet hap pas hapi si bëhet denoncimi. Fillimisht ngarkohet foto ku evidentohet akti i denoncuar, sipas kategorisë. Më pas duhen përcaktuar saktë qyteti dhe adresa e vendndodhjes, që denoncon në foto dhe hapi i fundit është klikimi i opsionit 'dërgo' duke vendosur nëse dëshiron ta ruash ose jo anonimatin.

Ky aplikacion u prezantua 2 ditë më parë edhe nga Ministri i brendshëm, Bledi Çuçi i cili tha se nga 1 shtatori i 2021 e deri më tani, janë regjistruar 276 denoncime për krimet mjedisore. Sipas ministrit, e rëndësishme në luftën kundër krimeve mjedisore është ndryshimi i mentalitetit të efektivëve që t'i trajtojnë këto krime njësoj si vrasja apo trafiku i drogës.

Policia ka intensifikuar edhe kontrollet në territor për krimet mjedisore, ndërsa më herët edhe kryeministri Edi Rama i ka bërë paralajmërime të qarta kryebashkiakëve për shtimin e masave për parandalimin e këtyre krimeve.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Resmiu: 17/12/2021 11:33

    Po foto nga geopat e pallateve ne Tirane, pranon...?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë