Rama mbledh kryebashkiakë e prefektë: Zero lekë pa pastrim! Gjoba të larta për ata që ndotin! Ka bashki që lejojnë bizneset të hedhin plehra në pika të paautorizuara! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama se bashku me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaron po zhvillojnë një takim me kryetarët e bashkive dhe prefektët e qyteteve bregdetare për pastrimin e territorit. Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të miratohet asnjë buxhet bashkie nëse nuk do të ketë një fond të caktuar për menaxhimin e mbetjeve.

‘Nuk do i miratojmë buxhetin asnjë bashkie ne nivelin e prefekturës po qe se nuk do të mbajë fondit. Nëse nuk do të kenë buxhetin do të punojmë me këshilltarët e bashkive që ta rrëzojnë buxhetin.’- tha Rama.

Sipas kryeministrit plehrat në rrugët kombëtare janë përgjegjësi e qytetarëve, pasi i hedhin nga dritarja e makinës. Rama shtoi se duhet adresuar edhe ajo që qytetarët e kanë kërkuar me ngulm, vendosjen e gjobave për ata që hedhin plehrat në ambiente publike. Rama u kujdes ta përsëriste se gjoba do të jetë shumë e lartë, pasi vetëm kështu kanë efekt. 

"Gjobat duhët të jenë gjoba, goditje që duhet t'i mbash mend gjatë. Përndryshe nuk e bëjnë efektin e duhur", tha ai. 

Ministrja Kumbaro tha se kauza e pastrimit të territorit është një kauzë kombëtare.

‘Sezoni që shkoi nga pikëpamja e menaxhimit të transportit, të pastrimit, shumë prej tyre nën kompetencë të bashkive lënë shumë për të dëshiruar. Ne sezoni që jemi përgjegjës ne territor na fillon me 1 mars dhe duhet të jemi gati të presim vizitorët sikur të jetë mesi i verës. Pritet që të kemi një fluks shumë të madh turistësh. Është detyra jonë të përgatitemi sot. Kauza e pastrimit është një kauzë kombëtare. Të hënën do të merrni një letër që unë mbasi e kemi diskutuar me task forcën të gjithë rregullat që kemi miratuar. Pastrimi i plehrave ka kosto financiare, për t’ja dalë me sukses luftës të cilën do ta fitojmë të gjithë bashkë.’- tha Kumbaro.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:56
Rama paralajmëron ndëshkime të ashpra për ndotësit e mjedisit: Në Singapor paguajnë 10 mijë euro për hedhjen e çamçakëzi

Gjatë fjalës së tij me prefektët dhe me kryetarët e bashkive në qytet bregdetare paralajmëroi masa të ashpra për ndotësit e mjedisit.

‘Bizneset duhet të paguajnë më shumë për pastrimin, janë nën kosto. Nëse për qytetarët kemi një sens ndjeshmërie të mos i ngarkojmë me taksa dhe tarifa dhe nëse tarifa që paguajnë qytetarët në të gjitha bashkitë e Shqipërisë është më e ulët se kostoja e pastrimit për atë familje, kjo nuk mund të jetë e njëjta gjë për ata që ndotin më shumë. Parimi që kush ndot më shumë duhet të paguaj më shumë duhet të jetë një parim i padiskutueshëm.

Gjobat e ulëta nuk e kryejnë funksionin e tyre, vetëm përshpejtojnë problemin. Ndërsa Gjobat e larta janë shumë më efikase. Pasi gjoba nuk është taksë por është ndëshkim. Kush ankohet për gjobë të lartë mjafton për të mos bërë aktin. Mjafton të marrësh shembullin e Singaporit që ishte një nga vendet më të pista të botës dhe që është sot një model dhe të shikosh gjobat nuk i beson dot syve. Të paguash 10 mijë euro për çamçakëzin që hedh në tokë do të thotë shumë.

Edhe faktikisht kur ul kokën atje nuk ka shans të shikosh një bisht cigareje se janë gjoba që të fikin. Këtu natyrisht nuk flasim për ekstreme të tilla, por do të na duhet një politikë e re gjobash, që ta bëjmë së bashku me ju, se ju keni në administrim territorin që ndotet. Por nëse do ndryshojmë gjobat duhet të jenë gjoba, duhet të jenë goditje që t’i mbash mend gjatë, ndryshe nuk e japin efektin e tyre”- tha Rama.

Ora 13:34
Rama: Disa bashki refuzojnë të çojnë plehrat në inceneratorë pasi abuzojnë me tonelatat

1637408752_Screenshot1.jpg

Në takimin me krerët e bashkive dhe prefektët e zonave bregdetare, Kryeministri Rama gjithashtu tregoi edhe arsyen se pse refuzojnë disa prej bashkive që t'i çojnë mbetjet në incieneratorë. Sipas tij e vetmja arsye është se gënjejnë për sasinë e mbetjeve të zonës që menaxhojnë. I shtojnë tonelatat për të abuzuar.

"Ka një arsye se pse bashkitë refuzojnë që të çojnë mbetjet te pikat fundore në inceneratorë. Pasi abuzojnë me sasinë e mbetjeve dhe kur shkojnë në pikat fundore ato matën kilogram për kilogram. Do të vendosen sanksione për bashkitë që nuk i çojnë mbetjet në pikat fundore", tha Rama.

Ora 13:27
Merret nga Rama si shembull pozitiv, Ndreu i Lezhës tregon 'sekretet': Nëse s'na paguajnë taksat nuk i shërbejmë

 

Pasi Kryeministri Rama e theksoi edhe një herë sot se Lezha është një nga Bashkitë e cila duhet marrë shembull pasi ka një mirëorganizim për menaxhimin e mbetjeve, e mori fjalën kryebashkiaku Pjerin Ndreu, i cili rrëfeu eksperiencën e tij.

"Ne jemi munduar për të bërë një menaxhim që e kemi aplikuar për herë të parë vitin e kaluar.  Vetëm 20 punonjës të më paguajë qeveria, për mua është e kryer ajo punë.  Nëse një fshat apo lagje nuk paguan taksa ne nuk do t'i kryejmë asnjë shërbim", tha Ndreu.

Ora 13:00
Rama: 30 ditë dhe vazhdon pastrimi në pyllin e Sodës, s'kanë të mbaruar plehrat! I kanë 'fshehur' thellë në pyll

 

Kryeministri Rama në takimin që pati me kryebashkiakët dhe prefektët e zonave bregdetare, ceku edhe një herë çështjen e pastrimit të pyllit të Sodës.

"Që kur nisi aksioni i pastrimit që prej 30 ditësh vazhdon atje në pyllin e Sodës. Që nga ajo ditë vazhdon dhe s'ka mbaruar akoma plehrat atje. Përse ndodh kjo? Sepse për 30 vite nuk është pastruar. Sa më shumë të futesh në atë pyll aq më shumë plehra gjen. Që do të thotë se edhe kur kanë shkuar gjoja për ta pastruar, i kanë shtyrë plehrat edhe më tej. Për këtë të gjithë kanë kusuret e tyre. Por kusurin më të madh e kanë këtu individët që e bëjnë të pamundur pastërtinë", tha Rama.

Ora 12:56
Rama paralajmëron gjoba për qytetarët: Plehrat në rrugët kombëtare janë papërgjegjshmëri e tyre

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar qytetarët se do të gjobiten në rast se ndotin mjedisin.

‘Është shumë e qartë që pastrimi ka një kosto që është më e lartë përgjithësisht se çfarë bashkitë i faturojnë qytetarëve dhe biznesit. Në vend që të fillojnë nga vetja, e fillojnë direkt me fjalinë ne paguajnë taksa bashkitë nuk na përgjigjen. Kontributet përmes tarifave të pastrimit të familjarëve dhe bizneseve janë në kostot e pastrimit për bashkitë. Kjo bën që nga njëra anë bashkitë të përballojnë me fonde ekstra nga ana tjetër të keni territore të pastruara edhe qeveria të jetë  detyruar të rishikojë të gjithë skemën e funksionit të këtij procesi.

Atyre që në vend ta fillojnë nga vetja, sesa shumë e kanë ndotur duke hedhur plehrat e fillojnë me formulën vini gjoba, ose s’ka kosha, plehrat në rrugët kombëtare nuk kanë lidhje me koshat, sepse nuk ka kosha në rrugë kombëtare të asnjë vendi. Plehrat në rrugët kombëtare janë akte papërgjegjshëria të mijëra njerëzve që hapin dritaren e makinës dhe i hedhin.

Nga duhet një qasje më agresive në këtë fushë. Pastrimi do të jetë i pari. Aspekti tjetër ka të bëj me mbështetjen që do t’u japim ne bashkive. Të adresojmë edhe atë që qytetarët e kërkojnë me ngulm, gjobat. Në fund të ditës kjo nuk funksionon në rast s policia e shtetit nuk përfshin krimin mjedisor si pjesë të punës së përditshme.’- tha Rama.

Ora 12:55
Ndotja e mjedisit, Rama i thotë me emra: Ka bashki që autorizojnë biznese për të derdhur inertet në pika të paligjshme

Kryeministri Edi Rama tha se ka kryetarë bashkish që lejojnë që të derdhen inerte në vende të paautorizuara.

‘Policia e shtetit të garantojë që asnjë kamion me inerte të mos shkojë në asnjë destinacion tjetër vetëm se atje ku është e përcaktuar. Ka bashki që autorizojnë biznese për të derdhur inertet në pika të paligjshme. Janë disa bashki që nga Malësia e Madhe edhe në Elbasan, e deri në Himarë e Sarandë që mbyllin sytë përballë situata të tillave. Nuk duhet tua lejojnë vetes që t’u shkelin syrin këtyre kamionëve duhet të informojnë policinë e shtetit për këtë situatë. Pjesë e policisë do të jetë edhe krimi mjedisor.’- tha Rama.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbër: 20/11/2021 22:56

    9 vite pushtet a thua qfar ke bërë përveç...???

    Përgjigju
  • Anomas: 20/11/2021 18:29

    Po Durresi....nuk sheh asnje punonjes ne terren apo dhe vete kryebashkiaken Po na mbysin qente rrugeve dhe asnje nuk merr masa ti grumbullojne diku.

    Përgjigju
  • Socialisti: 20/11/2021 15:16

    O rame po gjith kryebashkiaket qe ke vene jane te pa afte nuk dijne po mbytet nga plehrat devolli dhe asnjeri nuk sheh eshte qorr sidomos kete qe ke ne krye eduard duro

    Përgjigju
  • Nashka.: 20/11/2021 14:46

    Ja tani qe u vu zv.ministre mesuesja e gjuhes shqipe per njefisin do rregullohet mjedisi.Imagjinoni ne zonen e saj elektorale per kete gje e kritikuan tani po e korrigjon sjelljen Vilma.O zot sa turp ke vendosin ne krye .

    Përgjigju
  • Taushani: 20/11/2021 13:10

    Muli prefekti vlores thot 12500 qese plastike me nga 50 kg secila ne pyllin e sodes ne vlore s.jan as 500 qese me nga 5 kile secila.ca mashtrusi ordiner

    Përgjigju
    • Indiferenti: 20/11/2021 16:23

      Hidhini nje veshtrim lungomares. Nga skela deri te hotel Jahti ne uj te ftohte jane vetem 2 kosha mbeturinash per 3 km rruge. Ku do hidhet nje kuti baqete, nje facolete apo nje çimçakiz? Po kujt i thua Lelit qe sdel prej 5 vjetesh nje here ne kembe per kontroll? Mban 9 keshilltare rrogetare te tij dhe pune zero. Hiqini keto plehra te pastrohet e te ndryshoje Vlora.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave