Menjëherë pas shpalljes së emergjencës 5 ditore nga ana e autoriteteve vendore në Kukës, ka nisur sot aksioni për pastrimin e sipërfaqes së basenit ujëmbledhës të Hidrocentralit të Fierzës.

Operacioni i pastrimit nisi pranë urës së Drinit të Bardhë në rrethin e Kukësit, e cila është dhe zona që ka ndotjen më të madhe.

Në operacion janë angazhuar 18 forca me 3 gomone nga Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) e Shkodrës dhe 12 forca me 3 varka nga Forcat e Armatosura.

Në vendin ku po kryhet ndërhyrja ndodhet Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi.

lure pastrimi

lure pastrimi

lure pastrimi

lure pastrimi

lure pastrimi

lure pastrimi

lure pastrimi


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)