Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Territorit është shoqëruar me tensione mes policisë në Velipojë dhe pronarëve të 'beach bareve', të cilët kanë kundërshtuar prishjen e objekteve. Ata kanë akuzuar për prishje selektive dhe në krye të debatit ishte Kryetari i PD Velipoj, Nikollë Marku.

Marku e ka cilësuar një aksion barbar atë të fadromave në Velipojë, në një kohë që duhet të vinin dhe të hapnin sezonin turistik. Marku tha se shembja nuk duhet të niste pa lajmëruar dhe në sezon turistik, por me marrëveshje le të bëhej më pas.

"Po prishen në mënyrë selektive, në vend që të vijnë bashkia e qeveria të hapin sezonin turistik,  por vijnë të prishin. Nga ana ligjore duhet lajmërimi për prishjen 5 ditë para në mënyrë që të bëhen ndërhyrjet e duhura, por erdhën sot papritur dhe hedhin në erë gjithçka. Edhe pronarët dhe bashkitë dhe IKMT duhet të kishin bërë  një marrëveshje që krijon mundësi për të punuar për këtë sezon dhe më pas le të niste shkatërrimi i atyre që nuk duhen. U kërkova dokument për prishjen e objektit dhe nuk ma kanë paraqitur", tha Marku.

1591788480_VLIPOJE.jpg

Aksioni i IKMT në Velipojë

Nga ana tjetër nga ky aksion është përjashtuar IMT e Bashkisë Shkodër, e cila nuk është njoftuar për ndërhyrjen. Pavarësisht debateve e tensioneve, IKMT ka ndërhyrë duke prishur disa objekte në zonën e plazhit.

Pakënaqësitë e pronarëve të bizneseve lidhen edhe me faktin se ndërhyrjet bëhen pas nisjes se sezonit turistik dhe kjo mund të ndikojë në mbarëvajtjen e sezonit turistik ne plazhin e Velipojë. Në këtë zonë është parashikuar që sot të prishen 27 objekte dhe IKMT ka nisur aksionin për prishjen e tyre mëngjesin e sotëm.

Aksioni i IKMT për prishjen e objekteve pa leja ka vazhduar edhe në zonën bregdetare të Karaburunit, por në këtu nuk ka pasur rezistencë dhe prishja e objekteve ka vijuar sipas procedurës së inspektoratit pa ndalur punën.

1591788405_VLORE.jpg

Aksioni i IKMT në Karabarun